Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bamir Topi: Heqja e vizave, pjesë e një evolucioni të thellë
English

Bamir Topi: Heqja e vizave, pjesë e një evolucioni të thellë

Tiranë, 9 nëntor, NOA – “Patjetër që heqja e vizave erdhi si rezultat mjaft proceseve, që unë do i konsideroja me të vërtetë procese të një evolucioni të thellë, që ka të bëjë me politikën shqiptare, me jetën e institucioneve të Shqipërisë, por besoj edhe me një maturitet të jashtëzakonshëm të shoqërisë shqiptare në vite”.

Kështu u shpreh presidenti Bamir Topi gjatë një interviste të dhënë për televizionin “Top Channel” mbi heqjen e vizave.

Z.President, cili është komenti dhe ndjesia juaj e parë në lidhje me këtë proces kaq të rëndësishëm dhe kaq të pritur nga shqiptarët?

Besoj që publikisht e them këtu, në televizionin tuaj, por do jetë edhe pjesë e një mesazhi për publikun që, për mua personalisht dhe për shumë të tjerë, është ngjarja e tretë historike në historinë e kombit shqiptar: së pari pavarësia e Shqipërisë, së dyti rrëzimi i komunizmit dhe së treti rrëzimi i mureve. Besoj është një moment i jashtëzakonshëm, i shumëpritur dhe me të drejtë çdo shqiptar, sot ka të drejtë ta festojë, ta gëzojë. Unë besoj që, pavarësisht nga elementë të tjerë të diskutimeve, sot ky është dominanti për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duhet të flasim besoj vetëm për këtë dhe ta gëzojmë këtë eveniment të jashtëzakonshëm, që është dhe do të mbetet i memorizuar në historinë e kombit. Cilat janë hapat që e presin Shqipërinë dhe ato kritere që ajo duhet të plotësojë më pas? Vjen e nesërmja dhe të mos shkaktojmë eufori në fakt në lidhje me këtë të sotmen, ndonëse duhet festuar dhe jam dakord me mendimin tuaj zoti President. Pse, ju mendoni se e sotmja erdhi në mënyrë të papritur?! Patjetër që dita e sotme erdhi si rezultat mjaft proceseve, që unë do i konsideroja me të vërtetë procese të një evolucioni të thellë, që ka të bëjë me politikën shqiptare, me jetën e institucioneve të Shqipërisë, por besoj edhe me një maturitet të jashtëzakonshëm të shoqërisë shqiptare në vite. Ne jemi pjesë e historisë së Shqipërisë, të gjithë pa përjashtim, e jetojmë këtë histori çdo ditë dhe, ndoshta ndryshimi për secilin nga ne, vjen në mënyrë të pakuptueshme. Por, kur bën një bilanc të viteve të cilat ne kemi kaluar, mjafton t’i referohesh memories fotografike, apo filmike, do të shohësh që 20 vjet Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Kështu që, dita e sotme është pjesë e një evolucioni, sikurse e thashë, që vërtetë përbën në vetvete një revolucion, por e nesërmja patjetër është pjesë e një evolucioni të ri në vazhdim, që do të sjellë në një të ardhme jo të largët, edhe atë gëzim të natyrshëm, që do të vijë edhe për integrimin e Shqipërisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Por, kemi edhe të nesërmen, e cila duket se do të na rezervojë disa kritika, zoti President, në lidhje me progres raportin e Bashkimit Evropian. Mirë është që të flasim edhe për to. Çfarë duhet të bëjë në fakt politika shqiptare? Kemi vetëm të para disa ditëve takimin e delegacionit të Parlamentit Evropian, i cili shprehu zhgënjim në fakt me atë që po ndodh në Shqipëri. Unë jam pjesë e pandarë e prononcimeve të përfaqësuesve të institucioneve dhe, patjetër, në mesazhet e mia kam lënë të kuptohet që ne duhet të punojmë akoma më shumë. Por, më lejoni ta ritheksoj që çdo ditë ka gëzimin e vet dhe ky gëzim i sotëm natyrisht merr dhe simptomat e euforisë. Ju me të drejtë thoni që ka një ditë tjetër nesër. Nuk do të ketë vetëm një ditë, por do të ketë shumë ditë, të cilat duhet të na bëjnë që të mendojmë më shumë, të punojmë më shumë, të rrisim kohezionin më shumë, sepse është e vërtetë që ne po shkojmë në familjen evropiane, së pari nëpërmjet një lirie të lëvizjes së njerëzve, por detyrimet për institucionet, për politikën shqiptare, për shoqërinë shqiptare vazhdojnë. Fatmirësisht unë mendoj se kemi për të diskutuar, kemi për të dialoguar, kemi për të punuar, kemi për të dhënë produkt. Gjërat nuk jepen një herë e përgjithmonë në mënyrë statike. Jeta e institucioneve të Shqipërisë është dinamike. Kështu që, unë preferoj, duke iu rikthyer edhe një herë fjalisë së parë dhe këtij mesazhi të sotëm në komunikim me ju, që, këtë ditë, unë mendoj se duhet t’ia lemë gëzimit të çdo shqiptari, që pas shumë dekadash arrin të marrë një përgjigje zyrtare, institucionale nga vendet e Evropës, që i lejon ata të lëvizin të lirë. Nesër natyrisht që kemi për të diskutuar, kemi për të dhënë prapë mesazhe, por unë mendoj që dominanti i ditës së sotme nuk duhet të ngatërrohet, nuk duhet të interferojë me asgjë tjetër. Na lejoni të gëzojmë një ditë, që është një ditë e shumëpritur! Pa diskutim zoti President. Por, përpara se të mbyllim këtë lidhje, do të doja t’ju pyesja se cili është mesazhi juaj për politikën shqiptare në këtë ditë gëzimi?

Mesazhi është pikërisht ai që unë jap në radhë të parë për qytetarin, sepse edhe politika, edhe partitë politike janë ekstrakte të mendimit qytetar. Kështu që, kur unë jap një mesazh për qytetarët, natyrisht që kam dhënë mesazh edhe për partitë politike. Besoj që dita e sotme duhet të japë mundësinë që të rrisin më shumë sensin e mirëkuptimit, të dialogut. Së paku dita e sotme, duhet të jetë një ditë feste. Nesër rifillon sërish debati politik, që është detyrë e partive politike. Do të jepen mesazhe patjetër në vazhdimësi edhe nga përfaqësuesit e institucioneve, por dëshiroj të mos jem inflacionist në kërkesën time që, lëreni ditën e sotme, ky është apeli im për të gjithë, të jetë një ditë gëzimi, një ditë feste dhe pastaj jeta do të vazhdojë në mënyrë normale. Apeli im është ky: partitë politike, institucionet duhet të japin një shembull, në mënyrë që edhe qytetarët ta respektojnë këtë vendim të vendeve të Bashkimit Evropian, sepse vërtetë jepet mundësia për të lëvizur, por besoj që nuk jemi i vetmi vend që kemi këtë eksperiencë. Vendet e tjera e kanë pasur përpara nesh. Serioziteti, korrektësia për ta shfrytëzuar këtë akses për të hyrë në Bashkimin Evropian, do i japë më shumë premisa Shqipërisë për të marrë më shumë pikë edhe për statusin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pra, gjërat po ndërtohen hap pas hapi. Ky është detyrimi i partive politike, i institucioneve... Megjithatë, duket se politika nuk po e jep këtë shembull të mirë zoti President. Unë mos mendoni se nuk kam dhënë mesazhe për politikën. Kam dhënë mesazhe të herë pas hershme dhe, dëshiroj t’ju them se, mbetem i përkushtuar për të dhënë mesazhe, për sa i përket kësaj zyre, këtij institucioni. Sigurisht që nuk mundem të interferoj në vullnetet e partive politike. Janë ata që janë interpretë të vullnetit të njerëzve që i kanë votuar, janë ata që marrin vendime. Sigurisht, Presidenti qëndron mbi palët, midis palëve kur kërkohet, por gjithësesi vullnetet politike shprehen në Parlament, aty ku konsiderohet institucioni i sovranit. Atje projektohen vullnetet politike, atje miratohen ligje, atje miratohen rezoluta, atje ndërtohen institucione. Por, dita e sotme duhet t’i japë më shumë predispozicon, më shumë motivim aktorëve të politikës që, gjërat e rëndësishme që janë dhe në filozofinë e ndërtimit të Unionit Evropian, të jenë mbi bazën e një koherence kur duhet dhe të një debati atëherë kur duhet, sepse jo gjithçka sot mendoj që realizohet me një debat pa fund, ka debat, nuk ka demokraci pa debat. Por, në çdo lloj demokracie ka dhe një produkt që vjen nga debati. Tashmë mbetet vetëm Kosova, zoti President. Sa optimist jeni se zhvillimet atje do ta lejojnë një nisje të shpejtë të negociatave qoftë për liberalizimin, apo për marrjen pak më vonë ndoshta të statusit të vendit kandidat? Unë dëshiroj të jem jashtëzakonisht i qartë në mesazhin tim për sa i përket vendeve të Bashkimit Evropian dhe qëndrimit për Kosovën. Kosova, sikurse e tha dhe pak më parë zoti Mustafaj, të cilin e përshëndes, është pjesë e një realiteti integral në Ballkan. Kosova, pa marrë parasysh të kaluarën e dhimbshme të banorëve shqiptarë të saj, nuk mund të mbetet një vend i izoluar, kur Ballkani prej kohësh, e kam fjalën për Ballkanin Perëndimor, ka prezantuar një filozofi të re të bashkëpunimit. Ne në mënyrë të vazhdueshme po shprehemi për nevojën e një “shengeni ballkanik”. Këto politika janë realizuar me pjesën dërrmuese të vendeve të Ballkanit dhe sot nuk mund të bëjmë hapa prapa, aq më shumë kur kjo ka të bëjë me Kosovën, e cila ka pjesën më të martirizuar të shoqërive të Ballkanit Perëndimor. Patjetër ne, duke bërë edhe vlerësime krahasimore dhe me vende të tjera, sikurse është Serbia, për të cilën mendojmë se edhe ata e kanë vendin në familjen euroatlantike, por kur kanë probleme substanciale me mbrojtjen e figurave kriminale të luftës në ish-Jugosllavi, ndërkohë që Kosova, vërtet ka problemet e veta politike, këto probleme i prezantojnë edhe shoqëri të stazhionuara në demokraci, pra, jam i bindur që Kosova do i kalojë këto dhe nga ky proces Kosova do të dalë më e fortë, më e konsoliduar dhe ajo që mbetet, mbetet për të ndërtuar realisht filozofinë e ndërtimit të shtetit multietnik, ku të gjithë të ndihen të barabartë dhe, besoj që kjo është një ndër premisat që do e bëjnë Kosovën shumë shpejt që të futet në regjimin e liberalizimit të vizave. Pra, për mua çështja e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës është një çështje shumë, shumë e shpejtë. “Top Channel”

KOMENTE