Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekskluzive - Të gjitha konkluzionet e Opinionit për Shqipërinë
English

Ekskluzive - Të gjitha konkluzionet e Opinionit për Shqipërinë

Më 9 nëntor, Komisioni Evropian miratoi paketën e vitit 2010 për Zgjerimin. Kjo paketë përmban një dokument të Strategjisë për Zgjerimin, Opinionet për aplikimet për anëtarësim të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe shtatë Raporte të Progresit mbi vendet e tjera kandidate dhe potencialisht kandidate. Për Shqipërinë, Komisioni arriti në përfundimin se, ndërsa është bërë progres i mirë gjatë 12 muajve të fundit, reforma të mëtejshme nevojiten në një sërë fushash kyçe, siç edhe përcaktohen në Opinion, para se vendi të jetë i gatshëm të fillojë negociatat për anëtarësim.

Para miratimit të Raportit, Komisioneri Füle tha: "Ne ndajmë me Shqipërinë synimin e përbashkët që një ditë ta mirëpresim atë në familjen e Bashkimit Evropian. Shqipëria tashmë ka bërë rrugë të gjatë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, dhe sfidat kryesore i përkasin vetë Shqipërisë. Unë shpresoj që Shqipëria do të gjejë vendosmërinë e nevojshme politike për të kapërcyer këto pengesa dhe për të ndërtuar një shoqëri të vërtetë demokratike, me një ekonomi tregu të fortë dhe korpus legjislativ të përafruar plotësisht me legjislacionin e BE-së. Kjo do të na lejojë ne që të arrijmë objektivin tonë të përbashkët dhe të kontribuojmë për një jetë më të mirë për qytetarët e Shqipërisë."

Kriteret politike

Shqipëria ka bërë progress në përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagës. Në lidhje me funksionimin e institucioneve demokratike dhe shërbimin civil, Shqipëria ka ndërtuar një kuadër kushtetues dhe legjislativ në përputhje me standardet evropiane. Zgjedhjet e vitit 2009 përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare dhe ishin më të mira se zgjedhjet e viteve të tjera, megjithë evidentimin e disa mangësive. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka forcuar shtetin e së drejtës, duke kryer në veçanti reforma legjislative dhe institucionale ne gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit. Agjencitë e zbatimit të ligjit janë fuqizuar. Kuadri ligjor dhe institucional i vendit për të drejtat e njeriut është ndërtuar në pjesën më të madhe dhe u korrespondon gjerësisht standardeve evropiane.

Megjithatë, do të duhen përpjekje të mëtejshme për të trajtuar mangësitë në fushën politike. Efektshmëria dhe stabiliteti i institucioneve demokratike shqiptare, në veçanti Kuvendit, nuk është arritur mjaftueshëm. Dialogu politik është konfliktual dhe nuk i përmbahet frymës demokratike, kjo jo vetëm për arsye të ngërçit politik që prej zgjedhjeve të vitit 2009. Mangësitë e identifikuara gjatë zgjedhjeve të fundit nuk janë përkthyer ende në reformë zgjedhore, e cila nevojitet për zgjedhjet e ardhshme. Administrata publike vazhdon të jetë e dobët dhe e politizuar. Një strategjia gjithëpërfshirëse dhe e bashkërenduar për reformë në gjyqësor është ende e pamiratuar. Zbatimi i shtetit të së drejtës mbetet jo i plotë. Duhet arritur një ecuri e qëndrueshme e luftës efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zbatimi i legjislacionit dhe intsrumentet e politikave në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve është ende i pamjaftueshëm.

Shqipëria luan një rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Kriteret ekonomike

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt vendosjes së një ekonomie tregu funksionale. Për të patur një ekonomi tregu funksionale, Shqipërisë i nevojitet të forcojë më tej qeverisjen, të përmirësojë performancën e tregut të punës, të eliminojë pasiguritë në fushën e të drejtës së pronës dhe të fuqizojë zbatimin e ligjit. Për më tepër, me qëllim që në periudhën afatmesme të mund t'i bëjë ballë presionit konkurrues dhe forcave të tregut brenda BE-së, Shqipërisë i duhet të fuqizojë infrastrukturën fizike dhe kapitalin njerëzor, si edhe të vazhdojë reforma të mëtejshme strukturore.

Në fushën e zbatimit të reformave ekonomike ekziston tashmë një ecuri e mirë, si edhe ka konsensus të gjërë rreth çështjeve thelbësore të politikave ekonomike. Shqipëria ka arritur një nivel stabilititeti makroekonomik, të mjaftueshëm për t'u mundësuar operatorëve ekonomikë të marrin vendime në një mjedis parashikueshmërie. Pavarësisht krizës, politikat e duhura mikse makroekonomike gjatë viteve të fundit kanë gjeneruar nivele rritjeje në ekonomi që tejkalojnë shifrën 5%.

Megjithatë, kohët e fundit defiçiti fiskal është rritur dhe niveli i lartë i borxhit publik mbetet burim i brishtësisë makro-financiare. Baza e ngushtë e eksporteve dhe investimeve publike kanë çuar në një mungesë të vazhdueshme balance të llogarisë korrente. Ekzistenca në masë të gjërë të marrëveshjeve informale të punës vazhdon ta shtrembërojë dukshëm tregun e punës, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë, duke arritur shifrën 13% në vitin 2009. Dobësitë në fushën e shtetit të së drejtës pengojnë klimën e biznesit. Infrastruktura ka nevojë për investime të mëtejshme.

Legjislacioni i BE-së

Shqipëria ka bërë përpjekje domethënëse për ta përafruar legjislacionin e saj me atë të BE-së, në veçanti në lidhje me standardizimin, konkurrencën dhe prokurimin. Kuadri rregullator për biznesin është përmirësuar duke arritur përafrim të mëtejshëm në fushat e doganave dhe tatimeve. Janë bërë përpjekje të konsiderueshme për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar (lidhur me kuadrin legjislativ, kapacitetet hetuese, burimet).

Megjithatë, Shqipëria duhet të ecë përpara në fusha të tjera si mjedisi, pronësia intelektuale, transporti, bujqësia, siguria e ushqimit, politika sociale dhe ajo audio-vizuale. Shqipëria duhet të tregojë rezultate konkrete në luftën kundër drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave.

DATA TË RËNDËSISHME NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-BE

qershor 2000: Këshilli Evropian parashikon se vendet e procesit të Stabilizim-Asociimit janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE

nëntor 2000: Samiti i Zagrebit lançon Procesin e Stabilizim-Asociimit (PSA) për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë

qershor 2003: Samiti i Selanikut konfirmon perspektivën e vendeve të rajonit për aderim në BE.

qershor 2004: Vendim për Partneritetin e parë evropian për Shqipërinë

qershor 2006: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

18 shkurt 2008: Vendimi i Këshillit për një Partneritet të rishikuar me Shqipërinë

qershor 2008: Komisioni Evropian paraqet udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë

1 prill 2009: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

28 prill 2009: Shqipëria dorëzon kërkesën për anëtarësim në BE

8 nëntor 2010: Këshilli vendos të heqë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen

KOMENTE