English

Gjendet e vdekur një foshnje brenda në lavatriçe (VIDEO)

SHBA, 10 nëntor NOA/ Rid Bulku - Një vajzë e cila kishte vetëm dhjetë ditë që kishte ardhur në jetë vdiq në Bartlesville, Oklahoma dhe kjo pasi u fut në lavatriçe dhe përballoi një cikël të tërë larje.

Nëna, Lyndsey Fiddler që dalloni në foto, e njohur tashmë në polici për problemet me drogën, ka bërë diçka të tillë vetëm nën efektin e tyre.

Vetëm 40 minuta më pas, një i afërm ka zbuluar atë çka po ndodhte, por për Maggie May nuk mund të kishte asgjë që ta shpëtonte.

"Kur erdha në vendngjarje gjeta Lyndsey pa ndjenja në tokë, ndoshta si rezultat i një mbidozë", - tha një familjar.

"Menjëherë u përpoqa të gjeja Maggie May dhe kërkova ngado. Vetëm pak minuta më vonë kam dëgjuar një tingull të çuditshme që vinte nga makina e larjes dhe kur kam kontrolluar gjeta trupin e pajetë të vogëlushes.

Ekipet e shpëtimit, që mbërritën pak minuta më vonë, u përpoqën ta mbanin në jetë fëmijën, por në rrugën për në spital ajo u nda nga jeta.

E ëma e saj u arrestua me akuzën e vrasjes. Në muajin prill, kur ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, u arrestua për drogë dhe që nga ajo kohë ishte në vëmendje të forcave policore.

Vetëm disa orë para vdekjes tragjike të foshnjës, shefi i policisë, Tom Holland Coshatt Fiddler kishte telefonuar në shtëpinë e saj për të parë se si shkonin gjërat pas lindjes së vajzës.

r.b/NOA

{youtube}KIQ_l3ptshE{/youtube}

{youtube}FA22VjVnXJY{/youtube}

KOMENTE