Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE pritet të publikojë opinionin për statusin kandidat të Shqipërisë
English

KE pritet të publikojë opinionin për statusin kandidat të Shqipërisë

Bruksel, 9 nëntor, NOA – Një ditë pas heqjes së vizave nga këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së,, Komisioni Evropian pritet të bëjë publik pas pak minutash opinionin për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sikundër mësohet raporti ndaj Shqipërisë përmban kritika për krizën politike në vend dhe pamundësinë e institucioneve për zgjidhjen e saj.

Raporti për Shqipërinë nënvizon se demokracia në Shqipëri është ende e dobët duke mos siguruar kështu një funksionim të mirë të institucioneve në vend.

Raportin pritet ta bëjë publik komisionari për Zgjerimin Stefan Fule.

Përgjigjja pritet të jetë negativ për Shqipërinë duke patur parasysh se kritikat e KE-së bëhen pikërisht për disa pika kyç që do të duheshin për të nisur negociatat për anëtarësimin në BE.

Sipas kritereve anëtarësimi në BE kërkon që shteti kandidat të përmbushë tërësisht kushtin për stabilitetin e institucioneve, që garanton demokracinë, shtetin ligjor, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE