English

LDK urim për vizat: Fitore e madhe e demokracisë

Prishtinë, 9 nëntor, NOA – Në një mesazh të veçantë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një mesazh urimi autoriteteve më të larta të politikës shqiptare: presidentit të Republikës Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.

“Me rastin e vendimit të Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës se Shqipërisë, me lejoni që në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të ju përcjell urimet me të përzemërta”, shkruan Mustafa.

Duke shtuar se “kjo është një fitore e madhe e demokracisë shqiptare dhe një dëshmi e vlerave evropiane të shqiptareve”.

n.e/NOA

KOMENTE