Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Mister aksidenti me 9 të vdekur e 40 të plagosur, asnjë defekt nuk ndodhi
English

Policia: Mister aksidenti me 9 të vdekur e 40 të plagosur, asnjë defekt nuk ndodhi

Tiranë, 9 Nëntor 2010 NOA Update – Duke folur sot zyrtarisht mbi aksidentin e rëndë të ndodhur ne aksin Fier - Tepelene dhe mbi hetimet e kryera nga grupi hetimor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pohon se asnjë defekt teknik dhe asnjë kusht atmosferik nuk ka ndikuar në ngjarje e për më tepër, shoferi nuk ishte i dehur, sikundër thanë disa dëshmitarë. E vetmja gjë që pranon policia është se shoferi grek ka humbur kontrollin e mjetit, por nuk dihet pse ka ndodhur kjo, ndërkohë që ai kishte 15 vjet përvojë.

Megjithatë, edhe kjo pistë hetimi nëse i referohemi dëshmisë së një udhëtari të mbijetuar në tragjedinë e autobusit, mund të shpjegohet me shpërqendrimin që pësoi shoferi grek duke folur vazhdimisht me një pasagjere që i gjendej afër.

SHIKONI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA

Emrat e 9 të vdekurve

Lidhur me aksidentin e rëndë ndodhur në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, ku në fshatin Ziaj, të Komunës Fratar, autobusi i linjës Tiranë –Athinë, me targë INB 9900, ka rënë në një distancë rreth 100 m, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i 9 viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, të cilët janë:

1. Fredi Guma, vjeç 45, nga Frakull i Vogël, Fier,

2. Marjola Fredi Guma, vjeç 13, nga Frakull i Vogël, Fier,

3. Manushaqe Bali, vjeç 33, nga Karbunara, Lushnjë

4. Dallëndyshe Ramazan Shuli, 40 vjeç Lushnjë

5. Dhurata Nevruz Halilaj, vjeç 35, nga Laçi,

6. Aferdita Nevruz Basha vjeç 40, nga Laçi

7. Refotaq Mefail Bashllari, nga Tirana

8. Nikollë Nina, vjeç 70, nga Durrësi

9. Karafil File, 35 vjeç, nga fshati Peshtan, Berat.

Ndërkohë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, përkatësisht:

1. Eduard Prenci, vjeç 29, nga Lushnja,

2. Petro Vangjeli, vjeç 61, Sarandë,

Po ashtu janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit:

1. Sebie Boksiu, vjeç 30,

2. Luan Çela, vjeç 22

Në spitalet e Gjirokastrës dhe Fierit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, gjendja e të cilëve nuk paraqet probleme për jetën.

Operacioni

Për menaxhimin e kësaj ngjarje të rëndë dhe dhënien e ndihmës së menjëhershme personave të dëmtuar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat e administratës shtetërore, të angazhuar në këtë operacion, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile, Organet e Qeverisjes Vendore të Qarqeve Gjirokastër dhe Fier dhe autoritetet lokale të Komunës Frakull.

Në operacionin e shpëtimit të pasagjerëve të dëmtuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh. Po ashtu janë angazhuar dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA.

Ndërkohë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë u ngrit një grup pune, i cili koordinoi gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes për menaxhimin dhe drejtimin e operacionit të shpëtimit ka qenë prezent Zv/Ministri i Brendshëm, Z. Avenir Peka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Hetimet

Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, si dhe Ekspertë autoteknik të liçensuar jashtë strukturave të Policisë së Shtetit të thërritur nga Prokuroria, të cilët kanë vazhduar punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor rezulton:

Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit rezulton se sistemi i drejtimit të mjetit ka qenë në gjendje të rregullt teknike dhe funksionale.

Matësi i shpejtësisë (taksometri) ka rezultuar funksional dhe shpejtësia e lëvizjes së automjetit në momentin e ndodhjes së aksidentit ka qenë rreth 60 km orë, brenda normave të lejuara për këtë segment rrugor.

Sistemi i frenimit ka rezultuar të jetë i rregullt.

Gomat gjithashtu kanë rezultuar në gjendje të rregullt dhe të padëmtuara dhe pas aksidentit.

Segmenti i rrugës ku ka ndodhur aksidenti është i vijëzuar dhe më një gjerësi rruge 6.4 m.

Nga kontrolli mjeko-ligjor, por dhe me pajisjen e alkool-testit elektronik ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka përdorur pije alkoolike.

Segmenti i rrugës ku ka ndodhur aksidenti është në një vijë të drejtë dhe në momentin e ndodhjes së aksidentit rezulton se mjeti ka lëvizur rreth 15 m me gomat e pjesës së djathtë jashtë karrexhatës (pjesës së asfaltuar) së rrugës.

Në momentin e ndodhjes së aksidentit rezulton se lëvizja nuk ka qenë në kushtet e pamjes së kufizuar apo të një moti me reshje.

Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë mbi 15 vjeçare pune në këtë kompani udhëtimi.

Nga hetimet paraprake të grupit të specialistëve të ngritur për hetimin e kësaj ngjarje është konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Tomas Tsogas.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident, deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

***

Duke folur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në fshatin Ziaj, të Komunës Fratar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

tha se autobusi me pasagjerë i linjës Tiranë –Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 100 metra poshtë, si pasojë e daljes nga rruga.

Ndërkohë nga strukturat e policisë është bërë verifikimi i të gjithë pasagjerëve, që po udhëtonin me këtë automjet gjithsej 49, duke e konfirmuar dhe nga agjencia ALB Trans.

Konfirmohet se ka përfunduar nxjerrja e të gjithë pasagjerëve nga autobusi dhe nga strukturat e Policisë së Shtetit që ndodhen në vendngjarje është bërë dhe kontrolli i gjithë zonës.

Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga strukturat e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Përmbledhje 00.02 - Janë mbyllur operacionet e kërkim-shpëtimit të Forcave Speciale dhe RENEA të Ministrisë së Brendshme në vendin ku ndodhi tragjedia rrugore me shumë të vdekur dhe të plagosur. Në operacion morën pjesë dhe disa ekipe mjekësore.

Raportohet jozyrtarisht se në aksident kanë gjetur vdekjen nëntë vetë si dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dëshmitarët folën për rreth 50 udhëtarë si dhe shoferi i autobusit të KTEL-it Janinë, që ishte një shtetas grek dhe që nga Tirana po i çonte drejt Greqisë, në Athinë.

Kurse të mbijetuar kanë arritur të dalin gjallë dhe pa dëmtime serioze trupore, pjesa tjetër e pasagjerëve.

Policia nuk jep të dhëna zyrtare për fatin e shoferit të autobusit të aksidentit. Kurse mediat greke raportojnë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën me disa lëndime.

Sakaq, të plagosurit janë dërguar në spitalet e Tepelenës, në spitalin e Gjirokastrës si dhe në spitalin e Fierit.

Pak para mesnate në Spitalin Ushtarak të Tiranës mbërriti e plagosura e parë, e identifikuar si Sebie Boksiu, gjendja e të cilës ishte e rëndë për shkak të dëmtimeve në shtyllën vertebrale.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se është vendosur në gatishmëri për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie rrugore.

***

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20.00, të mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në fshatin Ziaj, të komunës Fratar, afro 80 kilometra larg nga kufiri shqiptaro-grek.

autobusi i linjës Tiranë –Athinë, me targë greke INB 9900, me drejtues mjeti shtetasin grek Tomas Tçogas, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, ka rënë në humnerë, në një distancë lartësie rreth 100 metra.

Për menaxhimin e këtij aksidenti të rëndë dhe dhënien e ndihmës personave të dëmtuar, menjëherë janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA.

Po ashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, si dhe ai spitalor i rretheve Fier dhe Tepelenë.

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është ngritur një grup pune, i cili koordinon gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën tetë persona.

Ndërkohë nga forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje, është bërë e mundur që të nxirren nga autobusi mbi 40 pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore pranë strukturave spitalore.

Në vendngjarje puna e strukturave të Policisë së Shtetit, konsistoi në përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga ky aksident i rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, tha se në përfundim të veprimeve të kryera, do të bëjë dhe zbardhjen përfundimtare të shkakut dhe të rrethanave të këtij aksidenti.

Disa nga të mbijetuarit:

Brunilda Halili, 16 vjeçe. Frakull, Fier

Valbona Guma, 17 vjeçe, Frakull, Fier

Rina Boçi nga Lushnja

Daniela Papadhaki 34 vjeçe nga Gjirokastra

Ervin Mema, 34 vjeç nga Kavaja

Eduard Premçi, 29 vjeç

Ministri i Jashtëm Grek: Ndihmë për aksidentin fatal të Tiranë-Athinë Athinë, 9 Nëntor 2010 NOA Update – Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dhimitris Drutcas, ka biseduar sonte me homologun e tij shqiptar, Edmond Haxhinasto duke i ofruar ndihmë për viktimat e aksidentit tragjik ku shofer ishte një shtetas grek.

“Ne ju konfirmojmë gatishmërinë e Greqisë që t’ju vijë në ndihmë për të plagosurit e aksidentit që ndodhi”, ka deklaruar z.Drutcas në bisedën telefonike që pati me z.Haxhinasto.

Po ashtu z.Drutcas ka shprehur dhe keqardhjen për tragjedinë rrugore me shumë të vdekur dhe të plagosur.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke, Ambasador Aleksios Zepos, ka komunikuar me ambasadorin shqiptar në Athinë dhe e njohu atë me gatishmërinë që ofron pala greke për pasojat e aksidentit rrugor.

Zepos ka deklaruar se të plagosurit mund të dërgohen lirisht në Spitalin e Janinës për ndërhyrje më të përshtatshme mjekësore.

e.r/NOA

SHIKONI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA
KOMENTE