English

Vodhën një dyqan, arrestohen 2 të dyshuarit

Tiranë, 9 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të 21-vjeçarit Ardian Rramushi dhe 16-vjeçarit me inicialet K.K.; që të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Abdyl Frashëri”, pranë Librit Universitar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e dyqanin ushqimor në pronësi të një shtetasi.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 të Kodit Penal, ndërkohë që po punohet intensivisht për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara prej tyre.

n.e/NOA

KOMENTE