English

Benitez: Moment i vështirë që duhet kaluar

Milano, 10 nëntor NOA - "Nëse i kam pritur gjithë këto vështirësi? Jo. Kam biseduar me presidentin, duhet të jemi të bashkuar për të arritur në një rezultat sa më të mirë në janar. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin që na mungon.

Rafa Benitez duhet të përpiqet që të dalë më sukses nga kjo situatë e papritur e shkaktuar nga dëmtimet e shumta dhe të presë muajin janar për një formë të re të ekipit.

"Kam biseduar me klubin, kemi disa ide dhe ne do ti shqyrtojmë", - shtoi ai.

Për sa i përket Samuel, tekniku spanjoll ka bërë të ditur se është një mungesë tepër e rëndësishme që duhet zëvendësuar në mënyrën më të mirë.

r.b/NOA

KOMENTE