Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE gjobit “British Airways” dhe 10 kompani ajrore, abuzuan me çmimet
English

KE gjobit “British Airways” dhe 10 kompani ajrore, abuzuan me çmimet

Gjobat kapi shifrën marramendëse prej afro 800 milionë eurosh. Shikoni listën e plotë të 11 kompanive

Bruksel, 10 nëntor, NOA - Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 799.400.000 eurosh për 11 kompani ajrore në të gjithë botën, të cilat operojnë edhe në sektorin e transportimit të mallrave.

Bëhet fjalë për kompanitë “British Airways”, “Canada Air”, “Air France-KLM”, “Cathay Pacific”, “CargoLux”, “Japan Airlines”, “Lan Chile”, “Martinair”, “Sas”, “Singapore Airlines” dhe “Quantas”. Një masë e tillë ndëshkimore ndaj tyre është ndërmarrë pasi në periudhën midis viteve 1999 dhe 2006, këto linja ajrore kishin arritur në një marrëveshje për të rritur taksat mbi shpenzimet e karburantit dhe të sigurisë.

Dhe thuhet se ato koordinuan çmimet e udhëtimeve ajrore në disavantazh të bizneseve dhe konsumatorëve evropianë, por Brukseli ka reaguar menjëherë pas kësaj duke thënë se sjellje të tilla që janë në dëm të konsumatorëve, nuk do të lejohen më nga autoritetet përkatëse.

Mësohet se kjo gjobë e vendosur nga Brukseli është e katërta më e larta e vendosur deri tani nga Brukseli kundrejt një sektori të caktuar.

Në mesin e kompanive të ndëshkuara nga komisionit i BE-së, ajo që e ka pësuar më shumë është francezja “Air France KLM” me një gjobë plot 310 milionë euro, e ndjekur nga “British Airways” me 104 milionë euro.

"Nuk është një gjë aspak e mirë që një numër i kompanive të mëdha kanë koordinuar çmimet e tyre në dëm të bizneseve dhe konsumatorëve evropianë," tha lidhur me një fakt të tillë, komisioneri i Bashkimit Evropian për Konkurrencën, Joaquin Almunia.

I cili ka shtuar se “vendimi, tregon në mënyrë të qartë se Komisioni Evropian nuk do të tolerojë kartelet e manipulimeve”. Karteli nënkuptonte që transportuesit aktivë në botë të fluturimeve ajrore, të impononin një tarifë fikse në shtesë parash për dërgesat përmes ajrit.

Kompanitë e gjobitura:

“British Airways”

“Canada Air”

“Air France-KLM”

“Cathay Pacific”

“CargoLux”

“Japan Airlines”

“Lan Chile”

“Martinair”

“Sas”

“Singapore Airlines”

“Quantas”.

e.r/NOA

KOMENTE