English

Krijohet partia e parë politike virtuale, quhet Partia e Internetit

Poloni, 10 nëntor NOA - Quhet Partia Polake e Internetit (PPI), struktura e parë politike në Poloni që ka zgjedhur si seli të sajën botën virtuale.

PPI u themelua një muaj më parë në Katovicë në jug të vendit dhe ka rreth 500 anëtarë. Partia kryesohet nga një sipërmarrës, Piotr Zemelka (54 vjeç).

Ende nuk dihen elementet e programit, por formimi i ri duket se do të prezantohet në botën e politikës në vend vitin e ardhshëm.

Mosha e militantëve është në një mesatare prej 60 vjeç në pjesën më të madhe të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE