Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurti: Të pakënaqurit e të zhgënjyerit, të bëhen bashkë
English

Kurti: Të pakënaqurit e të zhgënjyerit, të bëhen bashkë

Prishtinë, 10 Nëntor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! në bashkëpunim me universitetin “Pjetër Budi” në Prishtinë, organizoi sot një debat me studentët e tij, ku morën pjesë Albin Kurti dhe Rexhep Selimi.

Kurti theksoi se studentët janë shtresa më e vetëdijshme dhe më e emancipuar e shoqërisë dhe ata gjithmonë kanë qenë pjesë e ndryshimeve në të kaluarën, kur ka patur momente të ndryshimeve të mëdha siç janë vitet 68, 81, 97 etj.

“Tani është sërish një moment historik për ndryshime andaj studentët prapë duhet të jenë në ballë të mobilizimit, sepse kemi nevojë për bashkim të shoqërisë, të pakënaqurit e të zhgënjyerit duhet të bëhen bashkë”, theksoi Kurti.

Ndër të tjera Albin Kurti tha “ne nuk do të qeverisim me ligjin e forcës, por me forcën e ligjit” dhe se “Lëvizja Vetëvendosje! qeverisjen e sheh si shërbim ndaj publikut e jo anasjelltas”.

Ndërsa Rexhep Selimi u shpreh se çdo veprim të rëndësishëm politik që e ka marrë ka qenë gjatë kohës sa ka qenë student dhe sot sërish një ribashkim me Albin Kurtin po e bën në prani të studentëve.

Rexhep Selimi, gjithashtu tha se e vetmja gjë që nuk e ka diskutuar me Lëvizjen është posti politik i tij në të ardhmen.

“Arsyeja ime është se në programin e Lëvizjes Vetëvendosje! unë e kam gjetur kombin tim dhe flamurin tim, në të e kam gjetur Shqipërinë”, përfundoi Rexhep Selimi.

n.e/NOA

KOMENTE