English

LG L-04 Optimus, smartphon-i i fundit Android për këtë javë

SHBA, 10 nëntor NOA - LG L-04 Optimus Chat është emri i smartphonit të fundit Android që është njoftuar këtë javë nga LG Electronics, një terminal me një tastierë QËERTY dhe me kamerë 3,2 megapixel, i cili fillimisht do të prezantohet në tregun japonez.

Telefoni me përmasa 116 x 58 x 15.3 mm me një peshë 149 gramë, ka një ekran 3.2-inch me prekje dhe një bateri e cila mban deri në 340 orë në gjendje normale ose 340 minuta bisedë.

LG 'L-04 Optimus Chat do të lançohet me sistemin operativ Android 2.2 në muajin shkurt, në dyqanet e operatorit NTT DoCoMo.

r.b/NOA

KOMENTE