Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Programi i Panairit “Tirana 2010”; promovime, autorë, botime nga të gjitha trojet shqiptare
English

Programi i Panairit “Tirana 2010”; promovime, autorë, botime nga të gjitha trojet shqiptare

Tiranë, 10 nëntor, NOA – Një ditë para çeljes së panairit të librit, “Tirana 2010”, sot paradite në mjediset e Pallatit të Kongreseve, organizatorët e Panairit të Librit “Tirana 2010” informuan në një konferencë zyrtare për median programin për ditët e panairit, gjithashtu edhe risitë e surprizat e këtij edicioni.

Pjesëmarrës në këtë panair do jenë mëse 80 subjekte botuese shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova e Maqedonia, të cilat përpos titujve të botuar ndër vite do sjellin edhe librat e rinj, që këtë vit janë më të paktë në numër se vitet e shkuara, për shkak të krizës botërore ekonomike, që ka prekur edhe botuesit shqiptarë.

Përgjatë ditëve të panairit do të mbahen disa forume, në të cilat do të diskutohet nga njerëzit e librit në Shqipëri dhe jo vetëm për një sërë problemesh të librit në shqip.

Gjatë ditëve të panairit do të organizohet edhe një takim i posaçëm mes Ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferraj dhe botuesve shqiptarë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ‘Traduki’, rrjetit botues të letërsisë së Europës Juglindore dhe ballkanike, si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të presidentit të Panairit të Lajpcigut, Oliver Zilli.

Ai është ftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH) për të qenë i pranishëm në mënyrë, që të njihet me letërsinë, autorët dhe kulturën shqiptare pas një kërkese, që i është bërë këtij panairi, që Shqipëria të jetë e ftuara e panairit të Lajpcigut të vitit 2012. Ky panair funksionon në sajë të tematikave të veçanta dhe SHBSH ka kërkuar, që tema e vitit 2012 të jetë “Shqipëria, botimet, autorët dhe shqipërimet tona”.

Presidenti i këtij panairi, O. Zille është ftuar posaçërisht për të marrë një vendim mbi këtë kërkesë.

Sipas kryetarit të SHBSH-së, Petrit Ymeri, tani mendohet se letërsia shqiptare e ka arritur pjekurinë për të qenë e ftuar e këtij panairi të rëndësishëm të librit, ndaj edhe është ftuar presidenti i tij për të parë situatën në Shqipëri.

Gjithashtu s’do mugojnë takimet me shkrimtarët e ftuar nga botuesit në stendat e panairit të librit ‘Tirana 2010’ dhe promovimet do jenë të shumta.

Ceremonia e hapjes së Panairit të Librit “Tirana 2010”, do të jetë të enjten, në 11 nëntor, në orën 18.00, në Pallatin e Kongreseve.

Programi i Panairit të Librit “Tirana 2010”:

E enjte, datë 11.11.2010

Ora: 18.00: Ceremonia e Çeljes së Panairit të Librit “Tirana 2010” nga Sabri Hamiti-Kim Mehmeti-Aurel Plasari

Më pas vizitë në stendat e panairit të Librit

E premte, datë 12.11.2010

Ora 11.00-12.00 : Paraqitje e librit “Ali Pasha”,

autor Irakli Koçollari.

Ora 12.00-13.00: Paraqitje e librit “Panteoni i

nëndheshëm”ose “Letërsia e dënuar”,

autor Visar Zhiti;

Shtëpia Botuese OMSCA-1.

Ora 18.00-19.00: Paraqitje e librit “Shansi i fundit i

Amerikës”, autor Zbignieë Brzezinski;

Shtëpia Botuese Helga`s Secret.

Ora 18.00 Ndarja e çmimeve të panairit.

E shtunë, datë 13.11.2010

Ora 11.00-13.00: Forumi i organizuar nga Shoqata e

Botuesve: Libri, Përkthimi dhe Gjuha;

- Probleme dhe synime.

Ora 13.00-14.00: Paraqitje e librit “Koha për të

menduar”, autor Giorgio Magnanti;

Shtëpia Botuese ERIK.

Ora 14.00-15.00: Paraqitje e librit “Në pasqyrën e

oksidentit”, autor Ensi Sulstarova.

Ora 15.00-16.00: Paraqitja e Projektit Traduki.

Ora 16.00-17.00: Lexim. Aktivitet i organizuar nga

Traduki.

Ora 17.00-18.00: Paraqitje e librit “Krijimtaria e Martin

Camaj”, autor Behar Gjoka;

Shtëpia Botuese Ombra-GVG.

Ora 18.00-19.00: Paraqitje e librit “Politika e gjuhës në

Shqipërinë socialiste”, autor Arshi

Pipa; Shtëpia Botuese Princi.

E diel, datë 14.11.2010

Ora 13.00-14.00: Paraqitje e librit “Artemisa e

Mëkatit”, autor Petrit Palushi;

Shtëpia Botuese Ombra - GVG.

Ora 17.00-18.00: Paraqitje e librit “Prozë dhe Vargje të

zgjedhura 3” dhe

-Havadan më havadan,

autor Mitrush Kuteli;

Shtëpia Botuese Kuteli.

Ora 14.00- 15.00: Paraqitje e librit “Letërsi e

painterpretuar”, autor Floresha Dado;

Shtëpia Botuese Bota Shqiptare.

Ora 16.00- 17.00 Paraqitje e librit “Etruskishtja”,

autor Niko Stillo.

m.s/mit/NOA

KOMENTE