Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehen përmbytjet në Malësinë e Madhe, në rrezik dhjetëra shtëpi
English

Rikthehen përmbytjet në Malësinë e Madhe, në rrezik dhjetëra shtëpi

Shkodër, 10 nëntor, NOA – Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer situatën e përmbytjeve në malësinë e Mbishkodrës.

Si pasojë e fryrjes nga reshjet e dendura të rënda një natë më parë mësohet se kanë dalë nga shtretërit e tyre lumenjtë Dom dhe Navreda, duke vërshuar mbi rrugën që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit, e cila tashmë duket të jetë bllokuar.

Sikundër mësohet dhjetëra shtëpi janë nën ujë dhe mbi 20 të tjera rrezikojnë të shemben duke lënë në mëshirë të fatit banorët e zonës së Kanicës, nga vërshimi i përroit Vukpalaj në Malësinë e Madhe.

Drejt veriut është nisur edhe Shtabi i Emergjencave Civile, i cili pritet të nisë pas pak edhe evakuimin e banorëve të zonës, pasi për shkak se reshjet nuk pushojnë rreziku i jetëve të tyre është nën kërcënimin e përmbytjes.

Në fshatin Kanicë ndodhen edhe forcat e ushtrisë të cilat po ndihmojnë në evakuimin e banorëve të fshatit.

Situata është e tillë që prej dy ditësh, kur në tërë vendin ka patur shira të rrëmbyeshëm dhe furtunë.

Madje nga reshjet e dendura dhe vërshimi i ujërave janë dëmtuar edhe disa ura lidhëse të zonave përreth.

Por, situata e përmbytjeve është e përkeqësuar edhe në rrethin e Tropojës, pas daljes së lumit Valbonë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE