Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Mirel: Kritikat e raportit të KE, të shërbejnë si zile për zgjimin politik
English

Topi-Mirel: Kritikat e raportit të KE, të shërbejnë si zile për zgjimin politik

Tiranë, 10 Nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pier Mirel, i cili i prezantoi atij raportin vjetor të Përparimit të KE-së lidhur me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për integrim.

Në bashkëbisedimin mes tyre, dy personalitetet e larta shprehën kënaqësinë e këtij takimi në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, atë të marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

“Kjo është një ngjarje historike për popullin shqiptar, një kulmim i suksesshëm i të gjitha sakrificave dhe përpjekjeve të tij në vite për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, e vlerave dhe standardeve demokratike të shoqërive të këtij Bashkimi”, - vuri në dukje presidenti Topi, pasi vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme të institucioneve të BE-së të ofruar përgjatë viteve të tranzicionit.

Kryetari i shtetit theksoi se duke parë edhe detyrat e përgjegjësitë që na shtron përpara ky Raport vjetor i Përparimit, të gjitha institucionet dhe klasa politike duhet të jenë të vetëdijshme për të punuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal që të përballojnë me sukses këto sfida në dobi të zhvillimit dhe të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

Nga ana e tij, Mirel, i shprehu presidentit Topi urimet për vendimin e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të Shqipërisë me BE-në.

Mirel, pasi vuri në dukje se “ky Raport Përparimi duhet të shërbejë si një zile për zgjim”, nënvizoi rolin moderator të Presidentit si garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik.

n.e/NOA

KOMENTE