Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti i autobusit Tiranë-Athinë, Gjykata: Shoferi grek arrest me burg pa afat
English

Aksidenti i autobusit Tiranë-Athinë, Gjykata: Shoferi grek arrest me burg pa afat

Fier, 11 nëntor, NOA – Shoferi grek, i autobusit të linjës Tiranë-Athinë, Tomas Tsogas, nga humbja e kontrollit të të cilit autobusi ra të hënën në mbrëmje duke u marrë jetën 9 personave dhe duke lënë të plagosur 41 të tjerë, është gjykuar sot si shkaktar për aksidentin nga Gjykata e Fierit, e cila dha për të vendimin e arrestit me burg pa afat.

Burime nga Gjykata e Fierit thanë për korrespondentin e NOA-s se nuk është marrë parasysh kërkesa e avokatit të shoferit grek, i cili kërkoi që sheferi 60 vjeçar Tsogas të gjykohet në gjendje të lirë, duke vendosur madje si garanci pasurore shumën prej 10 mijë eurosh.

Shoferi grek, i akuzuar nga të plagosurit e aksidentit se e ka drejtuar me papërgjegjshmëri autobusin e linjës Tiranë-Athinë, pasi fliste tërë kohën me një pasagjere pranë tij, u ka kërkuar falje familjarëve të viktimave.

Policia e shtetit, mesditën e të martës konkludoi se shkak i aksidentit të rëndë që mori jetën e 9 vetëve ishte mungesa e vëmendjes nga shoferi grek, që e bëri atë të humbasë kontrollin e autobusit të nisur drejt Greqisë, duke dalë nga rrugë dhe duke u rrëzuar 100 metra poshtë në një greminë të fshatit Fratar.

Sipas hetimeve autobusi gjatë rrëzimit rezultoi në gjendje të mirë teknike, pa defekte në sistemin e frenimit dhe me shpejtësi të duhur qarkullimi.

Ndërsa shoferi rezultoi se nuk ishte i dehur, duke i mëshuar pikërisht pistës së humbjes së vëmendjes nga ana e shoferit, i cili e bënte prej 15 vitesh punën e shoferit të autobusit.

Shoferi Tomas Tsogas ndodhet ende në spitalin e Fierit, nën ruajtje të rreptë nga uniformat blu, ndërsa 10 persona të plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhen në këtë spital janë jashtë rrezikut për jetën.

mit/NOA
KOMENTE