Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDSH: Të dalim në protestë kundër regjistrimit të popullsisë
English

BDSH: Të dalim në protestë kundër regjistrimit të popullsisë

Tetovë, 11 Nëntor, NOA - Bashkimi Demokratik Shqiptar në një deklaratë të tij për shtyp, ka deklaruar se mbështet protestën e organizuar kundër politikës që përjashton qindra mijëra shqiptarë nga regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë në vitin 2011.

“Në kohën kur në opinionin publik shqiptar në Maqedoni dominojnë spekulimet me përqindjen e spiunëve shqiptarë në interes të shërbimeve sekrete të shteteve antishqiptare, politika antishqiptare e Shkupit përgatit modalitete të reja të politikës që do të legjitimonte vazhdimin e diskriminimit racial kundër shqiptarëve”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se që nga themelimi i republikës së Maqedonisë, mbi një pjesë të territoreve shqiptare qindra mijëra shqiptarë janë shpërngulur në shtetet e Lindjes dhe në shtetet e Perëndimit; dhjetëra mijë shqiptarëve të tjerëve u refuzohet nënshtetësia dhe se përmes regjistrimeve të deritanishme të popullsisë është munduar të fshihet realiteti i përkatësisë etnike të popullsisë së Maqedonisë.

“Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarive për të sensibilizuar institucionet ndërkombëtare lidhur me politikën antishqiptare që udhëhiqet në Maqedoni, Bashkimi Demokratik Shqiptar Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon tek pjesëmarrësit e protestës që pakënaqësinë e vet nga diskriminimi racial që aplikohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni ta shprehin si shqiptarë duke anashkaluar përkatësinë dhe simbolet partiake”, përfundon deklarata.

Duke mos harruar të shtojë se “Bashkimi Demokratik Shqiptar fton partitë politike shqiptare të lënë inatet reciproke dhe së bashku të gjejnë rrugëdalje nga situata e vështirë në të cilën gjendemi si shqiptarë”.

n.e/NOA

KOMENTE