Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çel siparin “Tirana 2010”, gjithçka për ceremoninë e hapjes
English

Çel siparin “Tirana 2010”, gjithçka për ceremoninë e hapjes

Tiranë, 11 Nëntor 2010 NOA/ Anisa Ymeri - Pallati i Kongreseve hapi dyert sonte për Panairin e Librit “Tirana 2010”, eveniment i rëndësishëm i letrave shqipe dhe veprave botërore që mbështetet për të tretin vit radhazi nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Në ceremoni morën pjesë akademikë të shquar dhe me peshë në trojet shqipfolëse, si Kim Mehmeti, Aurel Plasari, Sabri Hamiti etj. Ata kanë evidentuar vlerat e librit shqip. “Jetojmë në shtëpi të ndryshme, por kopshtet kulturore janë të përbashkëta. Më vjen mirë që trekëndëshi Shkup-Prishtinë-Tiranë bashkohet për librin dhe që funksionon më së miri”, tha në fjalën e tij Kim Mehmeti.

Kryetari i SHBSH-së, Petrit Ymeri, theksoi se letërsia shqiptare e ka arritur pjekurinë për të qenë e ftuar e këtij panairi të rëndësishëm të librit, ndaj edhe është ftuar presidenti i tij për të parë situatën në Shqipëri.

Kurse akademiku Sabri Hamiti e vlerësoi këtë panair si “festën e librit”.

Që në vigjilje të tij, panairi ka ngjallur mjaft interes te kryeqytetasit, pasi mbrëmjen e sotme fluksi i vizitorëve ishte i madh në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Mbi 200 botime të reja janë paraqitur nëpër stendat e shtëpive të ndryshme botuese, pjesa më e madhe e të cilave sillen për publikun për herë të parë në edicionin e 13-të të këtij aktiviteti.

Janë ekspozuar mbi 40 mijë libra, nga 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, 30 shtëpi botuese jashtë kufijve të Shqipërisë etj.

Një nga risitë e panairit është pjesëmarrja e Presidentit të Panairit Ndërkombëtar të Lajpcigut, Oliver Zille.

Veç faktit që do të njihet me letërsinë, autorët dhe kulturën shqiptare, ai do të marrë një vendim mbi kërkesën e Shqipërisë për të marrë pjesë në panairin e Lajpcigut 2012.

Kjo pasi ky panair funksionon në sajë të tematikave të veçanta dhe SHBSH ka kërkuar që tema e vitit 2012 të jetë Shqipëria, botimet, autorët dhe shqipërimet tona.

Një aspekt për t’u theksuar në Panairin e Librit “Tirana 2010” është pjesëmarrja e “Traduçi”, një rrjet i gjerë botuesish dhe përkthyesish nga shumë vende evropiane, si Gjermania, Bullgaria, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia etj.

Ky është një projekt i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, qëllimi i të cilit është të bëjnë të mundur intensifikimin e kontaktit të letërsisë dhe kulturës të këtyre vendeve.

Me këtë rast, do të mundësohet prania e të paktën 20 përfaqësuesve të këtij rrjeti, gjë që shënon një hap cilësor për librin dhe botuesit shqiptarë. Panairi i 13-të i Librit "Tirana 2010" do të qëndrojë i hapur për publikun deri në datën 15 nëntor dhe gjatë këtyre ditëve do të organizohen takime me tema të ndryshme, promovime librash, etj.

Po kështu, sikurse çdo vit, nuk do të mungojnë takimet me shkrimtarë të ftuar nga botuesit në stendat e panairit të librit “Tirana 2010”, si dhe promovimet e shumta.

Panairi i Librit “Tirana 2010” në shifra

- Sipërfaqja ekspozuese: mbi 1500 m2;

- Pjesëmarrës ekspozues: rreth 100;

- Pavijone ekspozuesish: rreth 100;

- Ekspozues nga jashtë kufijve të Shqipërisë: rreth 30;

- Organe të medias që ndjekin Panairin: rreth 50;

- Profesionistë ekspozues: mbi 400 vetë;

- Shkrimtarë, krijues, autorë etj. pjesëmarrës: rreth 300 vetë;

- Veprimtari të organizuara: rreth 100;

- Numri i titujve të ekspozuar: mbi 40.000 ekzemplarë.

- Tituj të rinj të ekspozuar: rreth 1200 tituj;

***

Viti 2010 shënon mbajtjen e edicionit të 13-të të Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010” i cili do të jetë i hapur në datat 11-15 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe vjen me moton “Të ndriçojmë mendjet e reja”.

Pjesëmarrës në këtë panair janë mesë 80 subjekte botuese shqiptare jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë e Maqedoni të cilat përpos titujve të botuar ndër vite do sjellin edhe librat e rinj të cilët këtë vit duhet theksuar se janë më të paktë në numër se vitet e shkuara pasi kriza botërore ka prekur edhe botuesit shqiptarë.

Përgjatë ditëve të panairit do të mbahen disa forume në të cilat do diskutohet nga njerëzit e librit në Shqipëri dhe jo vetëm për një sërë problemesh të librit në shqip.

Gjatë ditëve të panairit do të organizohet edhe një takim i posaçëm mes Ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, botuesve shqiptarë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ‘Traducci’ dhe presidentit të Panairit të Lajpcigut, Z. Oliver Zilli.

Gjithashtu s’do të mungojnë takimet me shkrimtarët e ftuar nga botuesit në stendat e panairit të librit ‘Tirana 2010’ dhe promovimet do jenë të shumta.

‘Traducci’ në Panairin e Librit

Një stendë e posaçme në Panairin e 13-të të Librit “Tirana 2010” do të jetë për “Traduçi’, rreth botuesish dhe përkthyesish nga gjuhët respektive të vendeve që janë pjesë e tij dhe nga gjermanishtja.

Në Tiranë do jenë të pranishëm në këtë kuadër botues të huaj nga:

Gjermania

Bullgaria

Sllovenia

Serbia

Kroacia

Mali i Zi

Maqedonia

Turqia

Ky është një projekt i mbështetur nga qeveritë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, qëllimi i të cilit është të bëjnë të mundur intensifikimin e kontaktit të letërsisë dhe kulturës të këtyre vendeve.

Ndërsa pjesëmarrja e tyre në Panairin e Tiranës është një mundësi e mirë kontakti dhe njohjeje me letërsinë, autorët dhe përkthyesit shqiptarë. Në “Tirana 2010” do të jenë të pranishëm mëse 20 përfaqësues të këtij rrjeti i cili shënjon një tjetër hap për editorinë shqiptarë.

Panairi i Lajpcigut

Një tjetër i ftuar i rëndësishëm në Panairin e 13-të të Librit “Tirana 2010” është presidenti i Panairit Ndërkombëtar të Lajpcigut, Oliver Zille.

Ai është ftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH) për të qenë i pranishëm në mënyrë që të njihet me letërsinë, autorët dhe kulturën shqiptare pas një kërkese që i është bërë këtij panairi që Shqipëria të jetë e ftuara e panairit të Lajpcigut të vitit 2012.

Kjo pasi ky panair funksionon në sajë të tematikave të veçanta dhe SHBSH ka kërkuar që tema e vitit 2012 të jetë Shqipëria, botimet, autorët dhe shqipërimet tona.

Presidenti i këtij panairi O. Zille është ftuar posaçërisht për të marrë një vendim mbi këtë kërkesë.

Sipas kryetarit të SHBSH-së, Z.Petrit Ymeri, tani mendohet se letërsia shqiptare e ka arritur pjekurinë për të qenë e ftuar e këtij panairi të rëndësishëm të librit, ndaj edhe është ftuar presidenti i tij për të parë situatën në Shqipëri.

Çmimet e “Tirana 2010”

Si në edicionet pararendëse të Panairit të Librit, edhe në “Tirana 2010”, ditën e fundit të panairit, më 15 nëntor do të ndahen edhe çmimet e përvitshme të cilat akordohen nga juritë e posaçme që ngrihen çdo vit për to.

Çmimi ‘Libri më i mirë’

Çmimi ‘Përkthimi më i mirë’

Çmimi ‘Libri më i mirë për fëmijë’

Çmimi ‘Libri më i mirë studimor’

Çmimi special i panairit

Sponsorë

Sponsor të eventit më të madh të librit në hapësirën mbarë shqiptare janë MTKRS dhe Fondacioni SOROS, ndërsa Media Partnerë të “Tirana 2010” janë Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) dhe Agjencia Kombëtare e lajmeve NOA.

Për t’u informuar mbi çdo aktivitet brenda Panairit “Tirana 2010”, të njiheni me programin në imtësi, mund të klikoni në:

www.tirana2010.noa.al

a.y/NOA

KOMENTE