English

MPTT: Reshjet, aksi Shkodër-Hani Hotit i bllokuar

Tiranë, 11 nëntor, NOA - Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton të gjithë përdoruesit e mjeteve rrugore, se si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në ditët e fundit, në Veri të vendit, aksi rrugor Shkodër-Hani Hotit është përkohësisht i bllokuar për kalimin e mjeteve rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve, Shkodër dhe me firmën kontraktuese,e cila po zhvillon punimet e në këtë aks rrugor, kanë marrë të gjitha masat teknike për riparimin e dëmit të shkaktuar nga reshjet e dy ditëve të fundit.

Menjëherë sapo niveli ujit të ulet në kuotat normale, do të fillojnë punimet për riparimin dhe për bërjen funksionale të këtij aksi rrugor.

n.e/NOA

KOMENTE