Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Ofiqari” vë në pranga falsifikatorin
English

Operacioni “Ofiqari” vë në pranga falsifikatorin

Prishtinë, 11 nëntor, NOA – Pas një hetimi disa mujor, forcat e Policisë së Kosovës realizuan operacionin e koduar “Ofiqari”, i cili rezultoi me arrestimin e një të dyshuarin për falsifikim të dokumenteve dhe kontrabandë me emigrantë.

Bazuar në informatat e siguruara përmes procesit hetimor, forcat e policisë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, Ylber. B në fshatin Letancë të Podujevës dhe i kanë gjetur e konfiskuar dëshmi si dhe prova të shumta që konfirmojnë dyshimet se ai ka prodhuar, prokuruar apo siguruar dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi etj.

Me këtë rast, gjatë realizimit të kontrollit policia ka gjetur mbi 100 dokumente të ndryshme zyrtare të Republikës së Serbisë (të zbrazura dhe të plotësuara) që dyshohet se janë të falsifikuara apo që shërbejnë për falsifikimin apo sigurimin e dokumenteve serbe.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, policia ka konfiskuar dokumente si çertifikata të lindjes, të shtetësisë, të kurorëzimit, vërtetim për lëshimin e patentës së shoferëve, shtatë letërnjoftime serbe (të vjetra dhe të reja), një pasaportë austriake një revole prodhimi jugosllav “Zastava” 7.62 me 74 predha.

n.e/NOA

KOMENTE