English

Vendorët në protestë para parlamentit: Qeveria të na kompensojë

Tiranë, 11 Nëntor, NOA – Shoqata e Autonomisë Vendore ka dalë sot në protestë para parlamentit duke akuzuar qeverinë për masat e fundit që ka marrë, të cilat sipas drejtuesve të saj, do të rëndojnë edhe më shumë mbi qytetarët.

“Sapo qeveria përgjysmoi taksën e buxhetit të vogël, pushteti vendor tentoi të lidhet me donatorët, në mënyrë që të përballonte kostot e pastrimit të qyteteve, të ndriçimit publik, të mblidhte tarifën e gjelbërimit për të përballuar të tilla kosto etj”, tha në lidhje me një fakt të tillë, kryetari i kësaj shoqate, Artan Shkëmbi.

Duke shtuar se “ajo që ndodhi ishte fakti se qeveria Berisha ndërhyri menjëherë me një politikë populiste, duke thënë se duhej të uleshin tarifat e Bashkisë, në një kohë kur sipas ligjit për pushtetin vendor, tarifa të tilla janë në dorën e tyre.

“Pra, qeveria lidhi dy gjërat që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi tarifa ka të bëjë me shërbimin dhe taksa e xhiros është gjë tjetër”, tha ai ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE