Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baba i 88 fëmijëve, shpreh dëshirën e zjarrtë: Dua t’i bë plot 100!
English

Baba i 88 fëmijëve, shpreh dëshirën e zjarrtë: Dua t’i bë plot 100!

Rajasthan, 13 nëntor 2010, NOA - Nuk i mjafton pjesëmarrja në Librin e rekordeve Guiness si një super-baba me 15 martesa dhe 88 fëmijë (50 meshkuj dhe 38 femra).

Daad Murad Abdul Rahman, 64 vjeç, është betuar se do të arrijë në shifrën e 100 trashëgimtarëve brenda vitit 2015 dhe për t’ia dalë mbanë, do të martohet shumë shpejt me një vajzë indiane 18-vjeçare.

"Martesa do të mbahet në Jaipur, në Rajasthan dhe çdo gjë është kombinuar nga mjeku i tij. Paja është vendosur në katër mijë dollarë amerikanë”, - tha Rahman me krenari në një intervistë për faqen e internetit të lajmeve "Emiratet e 24 / 7."

Ai gjithashtu ka theksuar me bindje se do të arrijë në shifrën e 100 fëmijëve.

“Unë shpresoj që të arrij objektivin me nusen time të re”, - tha ai.

Kjo do të jetë martesa e 16-të për Rahman, një ish-oficer i ushtrisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

r.b/NOA

KOMENTE