Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Pse e neveris aktin e ulët të Fatos Nanos dhe Vangjel Tavos
English

Edi Rama: Pse e neveris aktin e ulët të Fatos Nanos dhe Vangjel Tavos

Tiranë, 12 Nëntor 2010 NOA – Për herë të parë, ka dalë hapur dhe me fjalë të ashpra, ndaj njerëzve socialistë që deri vonë ishin pranë të majtës. Kryetari i Partisë Socialiste duke folur sot në mbledhjen e Asamblesë, e cila u mbajt në lokalin “Xibraku”, ku para pak javësh Rama u kurorëzua në martesë, ka folur për Nanon dhe deputetin e ikur Tavo.

Rama tha se “e neveriste aktin e ulët të Vangjel Tavos, që nxori në tender mandatin e të vetmes shpresë të miliona shqiptarëve që nuk jetojnë në oborrin e pushtetit të Saliut”.

Kurse shtoi se e shihte “me pezm shfaqjen e rishfaqjen prej vitesh të Fatos Nanos në televizionin Klan, sa herë i duhet Saliut zëri i tij kundër kësaj shprese të vetme që quhet Partia Socialiste dhe që Fatosi u katandis ta thotë me zërin e vet se nuk e ka votuar e nuk do ta votojë”.

Sipas Ramës, i motivuar për të reaguar kështu, ishte sepse “ne jemi e vetmja shpresë për fshatin shqiptar, për sipërmarrjen në bujqësi e për perspektivën e investimeve të kursimeve të emigrantëve në fshat, ashtu siç jemi e vetmja shpresë për më të rinjtë e më të moshuarit, por, si për paradoks edhe për pronarët e të përndjekurit, të cilët sot kanë zënë vend në programin tonë të ri politik”.

Këtu, Rama ftoi dhe emra të së djathtës e të majtës që të afrohen në opozitë: “Dua t’i bëj një apel Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit, që të marrë pjesë në tryezën e opozitës së bashkuar, qoftë edhe vetëm për të diskutuar e gjetur gjuhën e përbashkët për rrugën e format me të cilat do t’u kthejmë në vend, të dy këtyre grupeve të interesit të nëpërkëmbura tash 20 vjet nga Saliu, dinjitetin e kërkesave të tyre legjitime”.

e.r/NOA

KOMENTE