Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Formula 1, 4 klientë të Vodafone në Abu Dhabi për çastet magjike të finales
English

Formula 1, 4 klientë të Vodafone në Abu Dhabi për çastet magjike të finales

Tiranë, 12 Nëntor 2010 NOA - Vodafone Albania i ka dhuruar katër klientëve të vet mundësinë të ndjekin “live” në pistën Yas Marina Circuit në Abu Dhabi, magjinë e provave zyrtare dhe garës finale të sezonit aktual të Formula 1, përkatësisht ditën e shtunë dhe të diel datë 13-14 nëntor.

Kompania ka përzgjedhur 4 klientët me fat nga Promocioni falas “Formula 1™ Final Grand Prix Abu Dhabi 2010” i zhvilluar nga Vodafone Albania mes datave 25 tetor dhe 2 nëntor.

Pak orë përpara nisjes së fituesve drejt Abu Dhabi, në mjediset e Dyqanit Vodafone tek Bulevardi Bajram Curri në Tiranë u zhvillua ceremonia simbolike e dorëzimit të trofeve.

Besniku nga Tirana, njëri prej fituesve të promocionit, tha për mediat e pranishme në këtë ceremoni se pjesëmarrja në një garë të F1™ ishte për të një ëndërr, dhe as që mund ta imagjinonte që vetëm përmes dërgimit të një mesazhi falas do të mundej të ndiqte nga afër një garë finale si kjo e kësaj fundjave në Abu Dhabi.

Albana, pjesëmarrësja tjetër fituese, tha se të jesh klient i Vodafone Albania të bën pjesë të një eksperience të veçantë - të ndjerit pjesë të një komuniteti të mrekullueshëm të shtrirë në të gjithë botën.

E pyetur për qëllimin e një promocioni të tillë falas për të gjithë klientët Vodafone, Marjola Xhelili, Menaxhere Brandi tek Vodafone Albania, tha se në zemër të strategjisë së Vodafone është ofrimi i të gjithë mundësive që klientët të prekin pasionet e tyre. Fuqia e Vodafone është tek pasioni që ne kemi për t’i bërë klientët tanë të fuqishëm – sikundër shpreh dhe vizioni jonë “power to you”.

Vodafone, gjigandi global i komunikimeve elektronike, ka asociuar emrin e tij me një nga skuadrat me të sukseshme në F1™, Vodafone McLaren Mercedes, me të cilën sapo është rinovuar kontrata e sponsorizimit deri në fund të vitit 2013.

e.r/NOA

KOMENTE