Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LDD në Suedi: Procesi ndaj Nexhat Dacit, i montuar politikisht
English

LDD në Suedi: Procesi ndaj Nexhat Dacit, i montuar politikisht

Stokholm, 12 nëntor, NOA – Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Suedi, me në krye me kryetarin e saj Hysen Ibrahimi, ka reaguar ashpër kundër procesit ndaj akademik Nexhat Dacit.

“Të mos preket identiteti ynë kombëtar, simbolet tona kombëtare, flamuri, himni, figurat tona si portreti i presidentit historik Ibrahim Rugova, figura e Nënës Terezë, akademik Nexhat Daci, Ramush Haradinaj, e shumë të tjerë, sepse për mbarë opinionin, njerëzit të cilët e ishin në krye të institucioneve të koalicionit të fundit, e kanë humbur busullën e të qenit shqiptar”, thuhet në deklaratën përkatëse të degës së LDD në Suedi.

Duke shtuar se “tashmë po dihet hapur, se para çdo fushate, të nënçmohen figurat më madhore të çështjes kombëtare, akademike, shkencore dhe patriotike të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar për një kurdisje të natyrës politike, dhe të lehen anash pa u prekur fare njerëzit që shkelin Kushtetutën, ligjet në fuqi, të korruptuarit, kriminelët dhe njerëz të cilët kurdisin komplote me tendenca politike”.

“Më kryesorja mund të konsiderohet, dhe të konstatohet se, mu para zgjedhjeve nacionale të kurdiset gjykimi i akademik Nexhat Dacit, nuk do mend se është skenar i përgatitur dhe proces i montuar politik, dhe asgjë nuk ka të bëjë me realitetin. Në kuadër të këtyre tendencave, për të komprometuar njerëzit më të devotshëm, na e përkujtojnë kohën e Serbisë, kur inteligjencën e kishin vënë në shënjestër, kurse të paditurit dhe të dëgjuarit, Serbia i kishte vu në ballë të pushtetit. Është e njëjta gjendje që po përsëritet, dhe kjo është duke prekur shtresën më të ndërgjegjshme të popullit shqiptar në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë”, citon ndër të tjera deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE