Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malmstrom në Tiranë: Fiksojeni mirë se heqja e vizave shërben vetëm për udhëtime
English

Malmstrom në Tiranë: Fiksojeni mirë se heqja e vizave shërben vetëm për udhëtime

Tiranë, 12 nëntor, NOA – “Eshtë shumë e rëndësishme që ju të vlerësoni se keni mundësi të udhëtoni në vende të ndryshme pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, por jo që të qëndroni atje dhe të punoni, pasi ju duhet një leje pune. Pra, duhet ditur mirë se kjo është thjesht një mundësi për të udhëtuar”.

Këtë porosi u ka lënë komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, studentëve shqiptarë, gjatë një takimi që është duke zhvilluar me ta.

Duke u shpjeguar konkretisht dhe praktikisht se çfarë do të thotë në realitet heqja e vizave me Bashkimin Evropian.

“Ka qenë një vendim mi rëndësishëm dhe unë jam e lumtur që kamë kontribuar në marrjen e tij”, tha ajo më pas, duke shpjeguar procesin dhe sesi u mor vendimi i rëndësishëm prej Bashkimit Evropian.

“Ky vendim u jep mundësinë të lëvizni të lirë në Bashkimin Evropian dhe u jep mundësi studentëve që të afrohen me homologët e tyre evropianë. Ky nuk është fundi i rrugës, por hapi i parë i saj”, tha më tej Malmstrom.

Duke përfunduar se ky është një kusht dhe ndaj duhet ditur mirë që heqja e vizave shërben vetëm për të udhëtuar...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE