Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pension për eunukët në Nju Delhi
English

Pension për eunukët në Nju Delhi

Nju Delhi, 12 nëntor NOA - Është hera e parë që në Nju Delhi është dhënë një shpërblim ekonomik për eunukët, zakonisht të margjinalizuar në buzë të qytetërimit indian.

Bashkësia e përbërë nga rreth 300 mijë njerëz, duke përfshirë dhe trans-seksualët, do të kenë të drejtën e një pensioni mujor prej rreth 17 euro. Kjo është vendosur nga qeveria e qytetit. Lajmi më pas është përcjellë nga gazeta lokale “Times”.

“Vetëm ata që janë të rinj janë të aftë për të fituar një mënyrë jetese, ndërsa ato që janë më shumë se 40 vjeç janë të dëshpëruar, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të ngrënë dhe për të bërë kujdesin e nevojshëm mjekësor”, - tha Jagdish Mamgain, një zyrtar i Korporatës të Komunës së Delhi.

Kategoria e tyre do të përfshihen në listën e përfituesve të pensioneve minimale, në të cilën bëjnë pjesë dhe të paaftët, të vejat dhe jetimët.

Eunukët indianë janë konsideruar të mbarë për dasma dhe lindje, sipas traditës popullore, por shumë prej tyre përfundojnë në rrethin e prostitucionit.

r.b/NOA

KOMENTE