English

Po luante në oborr, 3-vjeçarja bie në gropën e gëlqeres

Durrës, 12 nëntor, NOA – Ndërsa po luante në oborrin e shtëpisë, një vajzë e mitur 3-vjeçare ka rënë në gropën e gëlqeres duke gjetur menjëherë vdekjen.

Ngjarja e trishtueshme ka ndodhur në fshatin Pjeshkë të Durrësit, dhe siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit bregdetar, vajza e vogël mbante emrin A.Rama.

Për fat të keq, ajo është transportuar e vdekur drejt Spitalit të Durrësit, pa mundur të shpëtonte dot nga kthetrat e vdekjes.

Vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të ngjarjes tragjike, ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE