Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spektakël në Nju Jork për 100-vjetorin e Nënë Terezës
English

Spektakël në Nju Jork për 100-vjetorin e Nënë Terezës

Nju Jork, 12 nëntor, NOA /Nga Klajd Kapinova - Është bërë traditë zhvillimi i Festivalit Shqiptar në Nju Jork, që përpiqet të identifikojë, dokumentojë dhe paraqesë artistë të folklorit dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa dallim feje, ideje apo krahine.

Çdo vit Festivali, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm.

Ai i ofron spektatorit të thjeshtë, mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës sonë. Tubimi mbarëshqiptar kulturoro-artistik, manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si një pjesë identifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan.

Në Lehman Center Performing Arts në Bronx, u mblodhën në sofrën e gurrës popullore artistët nga diaspora shqiptare e Amerikës.

Festivali i XX-të i Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare, që mbahet në Nju Jork sot feston 20-vjetorin.

Ai u organizua nga Qendra "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, nën përkujdesin e bariut shpirtëror Don Pjetër Popaj, Komisioni Organizativ dhe drejtorit prej shumë vitesh, Mark Shkreli.

Si gjithnjë, parada artistike e grupeve të ndryshme të muzikës me instrumente popullore tradicionale dhe moderne, valleve me larushisë e kostumeve të trojeve etnike, krahinave dhe nënkrahinave, gjatë 20 vjetëve në Festival, është përpjekur të identifikojë e përkrah grupet artistike dhe kulturore, që gjenden në shtete të ndryshme të Amerikës, shumëngjyrshmërinë e kostumeve, valleve, instrumenteve origjinale, traditave, zakoneve të lashta iliro-arbërore-shqiptare, të ruajtur ndër shekuj nga të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë këtu.

Ky është thesari i shpirtit të një populli të vogël, që ka një histori të lavdishme me vlera kulturore shumë të pasura dhe të larmishme.

Sofra kulturore këtë vit iu përkushtua 100-vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Tereza.

Festivali i përvitshëm në Nju Jork, është shfaqja më masive në botën e diasporës shqiptare në Amerikë, ku marrin pjesë qindra festivalistë, me kostume, valle, muzikë, që përfaqësojnë trevat etnike nga Kosova deri në Çamëri.

k.k/n.e/NOA

KOMENTE