Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çitaku: Pavarësia, kurrë më nuk vihet në diskutim
English

Çitaku: Pavarësia, kurrë më nuk vihet në diskutim

Prishtinë, 13 Nëntor, NOA – “Jemi të gatshëm të bisedojmë me Beogradin, por kurrë nuk do të bisedojmë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë, pas asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Pra, e theksoj, Pavarësia e Kosovës nuk do të jetë kurrë më çështje e diskutimit, por jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë për çështje praktike, si dy shtete sovrane”.

Kjo ka qenë deklarata që zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Duke shtuar se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në tërë rajonin, e se për këtë duhet vlerësuar.

Zëvendësministrja Çitaku tha se 71 shtetet e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa dokumentet e saj zyrtare janë të njohura nga mbi 100 shtete. Mirëpo sipas saj, Serbia nuk i njeh akoma dokumentet e Kosovës, dhe kjo siç tha ajo është pengesë për studentët, për bizneset, për vizitat familjare, është pengesë për raporte të mira fqinjësore.

“Prandaj, Prishtina është e gatshme të fillojë bisedimet për çështje praktike, si dy shtetet me të drejta të barabarta dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, duke filluar nga personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, për të cilat Serbia ende vazhdon të fsheh të dhënat”, tha ajo.

n.e/NOA

KOMENTE