English

Juventus-Roma, Delneri: Kush fiton mund të mendojë për më shumë

Torino, 13 nëntor NOA - Tri pikë të rëndësishme, shumë të rëndësishme, por mund të themi se nuk është rasti për të folur në lidhje me fitimin e kampionatit.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo është ajo çka sinjifikon për teknikun e “Juventusit”, Gigi Delneri, ndeshja e së shtunës në mbrëmje në Torino ndërmjet Juventusit dhe Romës.

“Kush e fiton këtë sfidë mund të vazhdojnë të udhëtojnë me një shpejtësi të rëndësishme dhe mund të mendojë dhe për më shumë”, - këto kanë qenë fjalët e teknikut bardhë e zi në lidhje me këtë sfidë, por ai ka shtuar se për momentin është qesharake të flitet për fitimin e kampionatit.

Megjithatë Delneri i ka paralajmëruar të gjithë lojtarët e tij duke i vënë në dijeni për rëndësinë e vërtetë të kësaj ndeshje dhe I ka kërkuar atyre një përqendrim maksimal dhe një rezultat sa më pozitiv, që në këtë rast do të thotë tre pikë.

r.b/NOA

KOMENTE