Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PSV: Të bashkojmë të majtën
English

PSV: Të bashkojmë të majtën

Tiranë, 13 nëntor, NOA – PSV e vlerëson qëndrimin më të fundit të Partisë Socialiste për bashkimin e së majtës socialiste si një hap të madh në drejtimin e duhur.

Kështu deklaron kjo forcë politike në një deklaratë të sotme për shtyp, duke shtuar se “PSV i konsideron si një ndryshim të shumëpritur në partinë më të madhe të së majtës mesazhet autokritike dhe integrimin organizativ në forumet drejtuese të PS të disa përfaqësuesve të kontributeve dhe vlerave socialiste ndër vite”.

“Duke shpresuar se kjo rrugë e re e saponisur do të vazhdojë me sinqeritet e me hapa të tjerë të domosdoshëm ne, socialistët e PSV, rishprehim vullnetin tonë të njohur politik për bashkëpunim parimor me PS,PSD,PDS dhe organizatat e tjera të majta opozitare”, citon ndër të tjera deklarata.

Duke përfunduar se bashkëpunimi ndër-socialist duhet të orientohet në ndërtimin e kohezionit elektoral të së majtës në funksion të fitores së zgjedhjeve vendore e politike;

katarsisin, demokratizimin dhe pluralizimin e sistemit zgjedhor dhe rindërtimin qeverisës dhe reformimin kushtetues në funksionimin, drejtimin dhe marrëdhëniet mes institucioneve shtetërore dhe politike të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE