Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup/ Nesër protesta kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë
English

Shkup/ Nesër protesta kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë

Shkup, 13 nëntor, NOA – Në Shkup nesër do të mbahet protesta kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, i cili ka nxitur shqetësime nga opozita për mundësitë e manipulimit të procesit të regjistrimit me popullsinë dhe diasporën shqiptare.

Protesta e organizuar nga Demokracia e Re (DR) do të mbahet në ora 14.00 para Parlamentit të Maqedonisë, një ditë pasi që maxhoranca pritet të votojë ligjin e propozuar nga Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Protesta deri tani është mbështetur nga disa subjekte politike, shoqata joqeveritare, personalitete politike dhe shoqërore si dhe nga organizatat e ndryshme shqiptare në diasporë.

Zëdhënësi i DR-së, Arianit Hoxha apeloi që të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre partiake masovikisht të dalin në protestën e nesërme.

“Bëjmë thirrje publike deri te të gjithë vëllezërit dhe motrat tona shqiptare që të na bashkëngjiten që qetë, me dinjitet dhe krenari të protestojmë kundër miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë që përjashton 30-40% të shqiptarëve në regjistrimin e vitit të ardhshëm”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Arianit Hoxha. Protesta do të mbahet me moton “Nuk regjistrohesh, nuk ekziston”.

NOA-INA

KOMENTE