English

Facebook, vjen së shpejti email: emër.mbiemër@facebook.com

Tiranë, 15 NOA- Facebook e-mail është risia e fundit e Mark Zuckerberg, themeluesit të faqes sociale Facebook : një email falas nga rrjeti zyrtar social vjen për gati 600 milionë përdoruesit e kësaj faqeje.

Ndoshta shumë shpejt, që javën e ardhshme, ju mund të hapni një llogari personale të tipit emër.mbiemër @facebook.com

Përdoruesit e pasionuar të Facebook pritet të kenë një email personal me @facebook.com.

Projekti në fjalë mbështetet nga Microsoft, partner prej kohësh i Mark Zuckerberg. Faqja gjigante Facebook pritet të bëhet numri 1 dhe në botën e e-mail.

a.e./NOA

KOMENTE