English

Festa e Kurban Bajramit, aktivitete nga KMSH në Elbasan, Korçë dhe Kavajë

Tiranë, 14 Nëntor 2010 NOA - Medreseja e Kavajës, Medreseja e Cërrikut dhe Medreseja e Korçës kanë organizuar këtë javë në bashkëpunim me Myftinitë e Kavajës, Elbasanit dhe Korçës aktivitete kulturore me rastin e Kurban Bajramit.

Përveç pjesëmarrësve të ndryshëm, në salla kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive dhe personalitetet e larta të shtetit.

Programi filloi me Kur’an dhe prezantuesit e programit të cilët dhanë mesazhe të shumta për këtë ditë festive. Myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini, i Elbasanit z. Agim Duka dhe i Korçës z. Qazim Muçi mbajtën fjalën e rastit.

Referues qenë Nënkryetarët e KMSH z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga, Drejtori i Burimeve Njerëzore z. Dorian Demetja dhe Drejtori i Arsimit z. Altin Shima, të cilët hodhën dritë mbi festën e Kurban Bajramit dhe përjetimin e tij në trevat shqiptare. Aktivitetet u shoqëruan me ilahi të ndryshme nga grupet e nxënësve të Medreseve përkatëse.

Sakaq, mbi dy milionë myslimanë filuan sot pelegrinazhin vjetor të haxhit për në qytetin e shenjtë islam të Mekës, duke ndjekur hapat që besohet se i ka bërë profeti Muhamed 14 shekuj më parë.

Zyrtarët sauditë thanë se u kanë dhënë lejen 1.7 milionë pelegrinëve nga shtetet e huaja, ndërsa 200 mijë vende janë rezervuar nga pelegrinët brenda Arabisë Saudite dhe shteteve të Gjirit.

Haxhi zgjat pesë ditë. Islami sot është religjion i çerekut të popullsisë botërore. Deri më tash pelegrinazhi më i madh në botë, është zhvilluar pa ndonjë incident. Por, ministri i brendshëm saudit, Princi Najef bin Abdul Aziz paralajmëroi të mërkurën se nuk mund të përjashtohet një sulm i Al Kaidës.

e.r/NOA

KOMENTE