English

Haxhi, rreth 3 milion pelegrinë muslimanë vërshojnë në Mekë

Mekë, 14 nëntor, NOA – Rreth 3 milion pelegrinë kanë nisur si çdo vit pelegrinazhin e tyre në qendrën e islamit, Mekë, duke vërshuar rrotull vendit të shenjtë ku gjendet fija e flokut të Muhamedit, profetit të Islamit, në këmbë, me transport publik apo me makina personale.

Ky pelegrinazh i quajtur, Haxh do të zgjasë plot pesë ditë dhe gjatë tij ngaqë turma të mëdha njerëzish vërshojnë pa u ndalur duke i gjuajtur me gurë djallit, ndodhin shpesh herë edhe aksidente.

Në të shkuarën turmat e mëdha bëheshin shkak për vënien e zjarreve, incidenteve si dhe përleshjeve me policinë.

Duke qenë se meka bëhet gjatë ditëve të Haxhit që paraprijnë Kurban Bajramin në 16 nëntor, Ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite, princi Nayef pak ditë më parë ka shprehur edhe shqetësimin se gjatë ditëve të Haxhit, Arabia Saudite mund të bëhet edhe vendi, ku Al Kaida të ndërmarrë sulme terroriste.

Në fund të Haxhit, të gjithë besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin, ditën e sakrificës, kur besimtarët flijojnë kafshë, dele, qingj apo cjap, në emër të Allahut dhe një pjesë të mirë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.

Pas sakrificës së kafshës, sipas librit të shenjtë të Islamit, Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.

mit/NOA
KOMENTE