English

Meksikë, nëna huazon mitrën për djalin homoseksual

Meksikë, 15 nëntor NOA - Një grua meksikane 50 vjeçare ka ofruar mitrën e saj për të birin, Jorge, një biznesmen homoseksual 31 vjeçar, në mënyrë që ai të bëhej baba. Nëna-gjyshe ka marrë fëmijën nga veza qe i është dhuruar nga një mikeshë e Jorge, duke fekonduar in vitro me spermën tij. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta meksikane Reforma.

“Kur më thërrasin mama, ndihem tepër e çuditshme dhe e njëjta gjë ndodh kur më thërrasin gjyshe”, - tha gruaja.

Djali, i quajtur Darius, ka lindur me një operacion cezarian pas një shtatzënie pa probleme. Për gruan bëhet fjalë për nipin e parë dhe në të njëjtën kohë i biri i tij i katërt i lindur në një distancë 21-vjeçare.

r.b/NOA

KOMENTE