English

Obama kërkon zgjerim të tregtisë në rajonin e Paqësorit

Uashington, 14 nëntor, NOA - Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka folur në samitin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit, APEC, për zgjerim të tregtisë në rajon.

Para kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga 21 vende të mbledhur në qytetin japonez Yokohama, Obama theksoi se forcimi i marrëdhënieve tregtare do të ishte në favor të të gjitha vendeve. Presidenti kinez Hu Jintao, foli gjithashtu kundër proteksionizmit. Në kuadër të samitit u takuan për herë të parë që prej incidentit rreth disa ishujeve të kontestuar, presidenti kinez Hu dhe kryeministri japonez Naoto Kan.

NOA

KOMENTE