English

Si bëhen legalizimet për emigrantët në Itali

Romë, 14 Nëntor 2010 NOA - Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali duhet të kenë parasysh se të gjitha shërbimet konsullore: legalizim dokumentesh të ndryshme, të cilat nuk kërkojnë domosdoshmërisht praninë fizike të qytetarit/ qytetares para konsullit do kryhen nëpërmjet postës.

Pagesa për shërbimin duhet të parapaguhet. Në zarfin me të cilin dërgohen dokumentet (për shembull, për legalizim) duhet të jetë futur dhe mandati i pagesës.

Shërbimet që kryhen me prezencën e personit:

- me prezencën e personit do të kryhen vetëm ato shërbime për të cilat legjislacioni në fuqi parashikon paraqitjen personalisht të kërkuesit të shërbimit. Të tilla janë aplikimet për pasaportë, përgatitja e prokurave dhe aplikimi për vizë.

I interesuari, kur paraqitet personalisht në përfaqësi, duhet të ketë me vete mandatin e pagesës nëpërmjet bankës. Kush paraqitet pa kryer pagesën, udhëzohet të shkojë në sportelin e bankës më të afërt për të parapaguar. Praktika e atij personi do të qëndrojë pezull deri në kryerjen dhe dokumentimin e pagesës.

Për lëshimin e leje-kalimit - qytetari/ qytetarja të mbajë parasysh se do të bëhet verifikimi i identitetit të tij. Për këtë arsye, në mungesë të pasaportës, ai/ajo duhet të paraqesë një dokument tjetër identifikimi me fotografi.

Ambasada shqiptare në Romë nuk pranon "cash", pra para në dorë, pë shërbimet konsullore, por ata do të parapaguhen nëpërmjet llogarisë bankare të Ambasadës.

Të dhënat mbi llogarinë bankare të Ambasadës janë si më poshtë:

Beneficiario AMBASCIATA DI ALBANIA, VIA ASMARA 5 - 00199 ROMA.

Banca d'appoggio - Intesa San Paolo Dipendenza Fil 6774, Via Asmara 54 - 00199 Roma c/c 6153064932/85 ABI 03069 CAB 05143 Codice Iban IT77S0306905143615306493285

Shpenzimi bankar për kryerjen e veprimeve ne filialet e mësipërme është 3 euro. Qytetarët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi si dhe kodin fiskal. Kur këto veprime i kryeni nëpërmjet bankës suaj, ju mbahet komisioni në varësi të tarifave të bankës.

1. Legalizimi i dokumenteve të lëshuara nga zyra italiane:

Për legalizimin e dokumenteve italiane, Zyra Konsullore e Ambasadës ka të depozituara firmat e nëpunësve të zyrës së legalizimit të Prefekturave italiane dhe të zyrës së legalizimit të Prokurorisë pranë Gjykatave Italiane, të cilat përkatësisht autentifikojnë firmat e nëpunësve të zyrave të bashkive e komunave, të shkollave e universiteteve, etj. dhe të nëpunësve të gjykatave. Dokumentet e sipërpërmendura duhet të jene të autentifikuara më parë nga zyrat e Prefektures ose Prokurorisë pranë Gjykatës, për të vijuar më tej me legalizimin nga Zyra Konsullore e Ambasades.

2. Legalizimi i dokumenteve të lëshuara në Shqipëri: Për legalizimin e çertifikatave të lëshuara nga zyrat e gjendjes civile, dokumenteve shkollore, etj., Ambasada ka të depozituara firmat e punonjësve te Prefekturave shqiptare. Dokumentet e sipërpërmendur duhet të jenë të autentifikuara me parë nga Prefektura per të vijuar më tej me legalizimin nga Zyra Konsullore e Ambasadës.

3. Konkretisht shtetasi që ka nevojë të legalizojë një dokument nëpërmjet postës duhet të dërgojë në Zyrën Konsullore:

a. dokumentin e vulosur në një nga zyrat si më lart për dokumentet e pikës 1 dhe dokumentet e pikës 2; b. një zarf ku të jetë shkruar adresa e saktë e vendbanimit të tij; c. nr. e telefonit të shtetasit për ta kontaktuar në rast të sqarimeve të nevojshme nga ana e Zyrës Konsullore; d. “Ricevuta di bonifico" (dëftesa e derdhjes së parave në bankë) ku ka derdhur në emër të Ambasadës pagesën për legalizimin (20 euro për çdo legalizim).

4. Dokumenti do t'i kthehet shtetasit me postë në adresën e tij nëse zbatohen me korrektësi pikat a, b, c, e d. 5.Shtetasi duhet të plotësojë të saktë adresën e Ambasadës, si me poshtë vijon:

AMBASCIATA DELLA REPUBBLICA DI ALBANIA UFFICIO CONSOLARE VIA ASMARA NR. 5 00199 ROMA Si dhe adresën e saktë të tij.

Për çdo sqarim të mëtejshëm të kontaktohet Zyra Konsullore pranë Ambasadës në numrat: Tel. 06 86224115/ 16 Fax: 06 86224120

KOMENTE