English

Udhëheqësja e opozitës Suu Kyi kërkon liri mendimi

Birmani, 14 nëntor, NOA - Në fjalimin e saj të parë drejtuar popullit pas shtatë vjetësh arrest shtëpie, udhëheqësja e opozitës në Birmani Aung San Suu Kyi u tregua edhe më tej luftarake dhe bëri thirrje për reforma.

Bazë e lirisë demokratike është liria e mendimit, tha fituesja e çmimit Nobel për paqe para mijëra përkrahësve në kryeqytetin Rangun.

Demokraci është kur populli kontrollon qeverinë, tha ajo. Në të njëjtën kohë ajo iu bërri thirrje përkrahësve të vet, të mos i heqin shpresat për ndryshim në vendin e izoluar prej juntës.

Të shtunën përfundoi afati i arrestit të shtëpisë, i vendosur kundër Suu Kyi-së. Avokati i saj konfirmoi, se lirimi i saj nuk është i lidhur me kushte.

NOA

KOMENTE