English

Vullkani Merapi, rritet bilanci i viktimave

Indonezi, 15 nëntor NOA - Është rritur në 240, numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Merapi, në ishullin indonezian Giava. Lajmi u njoftua nga një zyrtar i Agjencisë Kombëtare Disaster Management, ekuivalenti Indonezian i mbrojtjes civile. Numri i të vdekurve po shtohet gjithnjë më kalimin e kohës.

“Të dhënat që kanë mbërritur deri më tani tregojnë se dhjetëra njerëz që janë ende të humbur, mund të kenë përfunduar të varrosur nën hirin e nxehtë vullkanik”, - bëri të ditur Joko Wisnu, kreu i ekipit të shpëtimit ushtarak. Seria e re e shpërthimeve vullkanike të Merapit ka filluar më 26 tetor dhe gjithçka është bërë me serioze më 5 nëntor. 390 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në strehimore emergjence. Aktiviteti vullkanik i Merapit është reduktuar, por për momentin specialistët nuk janë në gjendje të përcaktojnë nëse kjo dukuri është duke u reduktuar.

r.b/NOA

KOMENTE