English

Zgjedhjet në Kosovë, partitë nënshkruajnë nesër kodin

Prishtinë, 14 nëntor, NOA – Ndërsa Kosova përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, nesër partitë politike në Kosovë do të firmosin deklaratën e përbashkët, që përcakton kodin e zgjedhor për zgjedhje të lira e të ndershme.

Për zgjedhjet në Kosovë aplikuan rreth 30 subjekte politike e koalicione parazgjedhore, lista të cilat janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë deri në orët e vona të 12 nëntorit.

Në listat zgjedhore të kandidatëve përllogariten se do të votohet për 100 vende në Kuvendin e Kosovës që përbëhet nga 120 anëtarë.

20 vende në Kuvend janë për pakicën serbe që jeton në Kosovë dhe 10 për pakicat e tjera, vende të cilat përcaktohen nga Kushtetuta e Kosovës.

Për plotësimin e të gjitha listave shtesë të partive, komisioni i zgjedhjeve në Kosovë u ka dhënë partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 nëntorit edhe disa ditë kohë për të paraqitur listat e tyre.

mit/NOA
KOMENTE