English

Arrestohet 33-vjeçari, u shpall në kërkim për plagosje

Shkodër, 15 Nëntor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen e 33-vjeçarit Gentian Zylja, i lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës.

Siç raportohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se ky person ka qenë i shpallur në kërkim që me datë 21.04.2010, pasi po më këtë date, në vendin e quajtur Markata e Rusit, në Shkodër, i larpërmenduri me Sokol Gurin, kanë plagosur, me arme zjarri tip automatik, për motive të dobëta, 31-vjeçarin E. Ulaj, banues në Malësinë e Madhe.

Për këtë person, gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë në bashkëpunim”.

n.e/NOA

KOMENTE