English

Konferenca Gjyqësore zgjedh sot 5 anëtarët e rinj të KLD-së

Tiranë, 15 Nëntor, NOA - Pesë emrat e rinj si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pritet që të zgjidhen sot gjatë mbledhjes së Konferencës Gjyqësore Kombëtare, e cila do të drejtohet nga vetë kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.

Siç bëhet me dijeni paraprakisht nga burime pranë këtij institucioni për agjencinë e Lajmeve NOA, gjatë kësaj konference, gjyqtarët nga e gjithë Shqipëria do të votojnë për për anëtarët e rinj të KLD-së, për të cilët janë vënë në garë 30 gjyqtarë nga të tri nivelet e gjyqësorit në vend.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga ana e tij, i ka përcjellë konferencës Gjyqësore informacionin përkatës, për të gjithë kandidatët për anëtarë të këtij institucioni.

n.e/NOA

KOMENTE