Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurban Bajrami, kreu i muslimanëve uron: Nesër dita e devotshmërisë
English

Kurban Bajrami, kreu i muslimanëve uron: Nesër dita e devotshmërisë

Tiranë, 15 nëntor, NOA – Ndërsa të gjithë besimtarët muslimanë presin të kremtojnë të martën festën e Kurban Bajramit, Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça u është drejtuar besimtarëve muslimanë shqiptarë me urimin e tij për një festë sa më të begatë e të devotshme.

Muça gjatë urimit të tij duke theksuar se Kurban Bajrami është dita kur besimtarët duhet të shpalosin sakrificë dhe devotshmëri ndaj Allahut, ai rikujtoi se kremtimi këtë vit i Kurban Bajramit përkon me 20 vjetorin e rrëzimit të diktaturës dhe rikthimit të lirisë së besimit të vendit tonë, i ndaluar të festohej për shumë vite nën diktaturë.

“Gëzuar për shumë vjet festën e Bajramit Kurbanit. Kjo festë na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme për paqe për fe dhe për atdhe, tha kreu i Komunitetit Musliman, Selim Muça, pasi sipas tij, “Ditët e Bajramit janë ditët e lumturisë së përbashkët me vëllezërit tanë, ditët e lulëzimit të ndjenjave të vllazërisë, të paqes e të shëndetit”.

Kurban Bajrami duhet të na sjellë gëzim e të na afrojë edhe më shumë me fqinjët dhe njerëzit që na rrethojnë, theksoi gjatë mesazhit të tij kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça.

mit/NOA
KOMENTE