English

MPJ: Lëvizje pa viza me Serbinë

Tiranë, 15 Nëntor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç, të cilit i konfirmoi punën për përmbylljen e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve në proces në fushën e njohjes së diplomave, lëvizjes pa viza, transportit etj.

Ministri Haxhinasto vlerësoi rëndësinë e madhe të këtyre marrëdhënieve për stabilitetin dhe zhvillim e rajonit, duke shprehur edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin dhe thellimin e dialogut politik, shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë dhe bashkëpunimit për të gjitha çështjet me interes reciprok.

Ai përshëndeti hapat e Serbisë në drejtim të integrimit evropian dhe mirëpriti urimet për liberalizimin e vizave.

Haxhinasto vlerësoi ndër të tjera edhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimet tregtare duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së një Sesioni të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

n.e/NOA

KOMENTE