Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi i KRRTRSH: Unaza e Madhe e Tiranës, me 8 korsi
English

Vendimi i KRRTRSH: Unaza e Madhe e Tiranës, me 8 korsi

Tiranë, 15 Nëntor, NOA - Unaza e Madhe e Tiranës segmenti “Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzës”, është vendimi më i fundit i miratuar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ai u bë me dijeni gjatë mbledhjes së sotme të KRRTRSH-së nga kryeministri Berisha, sipas të cilit, ky segment do të ketë një gjatësi 6.5 kilometra, gjerësi 110 metra, me 8 korsi, ku përfshihet korsia e mjeteve të transportit publik dhe emergjencës.

Në këtë projekt, është parashikuar dhe hapësirë për tramvaj. Vlera e ndërtimit të këtij segmenti arrin në 115 milionë euro.

Ndër të tjera, në këtë seksion janë parashikuar dhe trotuare me gjerësi 3-5 metër, rrjetet e ujësjellësve, kanalizimeve, ndriçimi, gjelbërimi, sinjalistika etj.

Ky segment, përveç se është pjesë e unazës, do të krijojë edhe një mundësi të re hyrje në kryeqytet, duke krijuar hapje të portës së veriut dhe të lindjes për Tiranën. Në pikën e tij fillestare objekti do të lidhet me rrugën e Arbrit, duke bërë të mundur thithjen e trafikut që vjen nga kjo rrugë dhe shmangien e këtij trafiku nga qendra e Tiranës.

Kryeministri Berisha vlerësoi se kjo është një nga veprat më të rëndësishme që ndërtohet në vend.

n.e/NOA

KOMENTE