Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Greqi, fiton sërish PASOK
English

Zgjedhjet në Greqi, fiton sërish PASOK

Athinë, 15 nëntor, NOA – Partia Socialiste PASOK në Greqi, e cila kryesohet nga kryeministri Giorgos Papandreu, ka arritur të fitojë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale dhe rajonale në Greqi.

Një fakt të tillë, Papandreu e ka cilësuar si sukses jo vetëm të partisë së tij, por mbi të gjitha, të masave të kursimeve që ai ka aplikuar në vend për të shpëtuar vendin njëherë e mirë nga kriza ekonomike që e ka kapluar atë.

Kjo fitore është shënuar mjaft simbolike dhe e rëndësishme nga Papandreu, po të vlerësojmë sipas tij faktin se socialistët fituan ndër tjerash për herë të parë që prej 24 vitesh edhe postet e kryetarëve të bashkive në Athinë dhe Selanik.

Ndërkaq, edhe në raundin e parë zgjedhor, PASOK kryesonte ndaj opozitës, e cila përfaqësohej kryesisht me partinë konservatore.

n.e/NOA

KOMENTE