English

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sekuestron 3 mijë litra lëngje jo të sigurta në dyqane

Tiranë, 17 Nëntor, NOA - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë muajve të fundit ka qenë i pranishëm në tregun ushqimor për të monitoruar e inspektuar këtë sektor të rëndësishëm të shoqërisë.

Në bazë të planit të punës të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU, i cili është shtrirë në të gjitha qarqet e Shqipërisë ky institucion ka organizuar inspektime në operatorët e biznesit të fushës së tregtimit të produkteve ushqimore (shitjes me pakicë) të magazinave ushqimore (shitjes me shumicë) dhe të prodhuesve të produkteve ushqimore.

Për të qenë më konkretë, nga kontrollet e ushtruara në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Lezhës, Fierit, Kukësit, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit e Dibrës janë inspektuar një sërë super-marketesh të mëdha, kompanish të prodhimit të produkteve me origjinë shtazore e magazinash të cilat tregtojnë mallra ushqimorë më shumicë dhe janë vërejtur problematika të tilla si produkte ushqimore të importit të paetiketuara në gjuhën shqipe,

higjena e personelit që mungonte, magazinimi i produkteve ushqimore bëhej në kushte jo të mira higjenike, menaxhimi i mbetjeve nuk bëhej në mënyrën e duhur, nuk kishte plan kontrolli për brejtësit, gjendeshin produkte që iu kishte kaluar afati i kadencës dhe në disa raste të tjera operatori zhvillonte aktivitet pa u pajisur me një liçencë

Pikërisht për problematikat e mësipërme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar dhe asgjësuar rreth 3 mijë litra lëngje jo të sigurta të cilat konsistojnë në pije freskuese, lëngje limoni e vaj ulliri të cilave ose i kishte kaluar afati i skadencës ose të cilat kanë rezultuar të dëmshme pas analizave laboratorike.

Ndërkohë e njëjta procedurë, pra ajo e sekuestrimit dhe asgjësimit është ndjekur edhe me produkte ushqimore të skaduara të ruajtura e të tregtuara në kushte të papërshtatshme të cilat mund të bëhen shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, të tilla si koka qengji, qofte të paketuara, sallam, biskota, makarona, çokollata etj.

Gjithashtu në rastet e mos pajisjes me etiketë në gjuhën shqipe apo në rastet flagrante të produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar AKU ka marrë masën e gjobës apo edhe të pezullimi të licencës për disa subjekte treguese apo prodhuese të produkteve ushqimore. Nga inspektimet e kryera deri tani rezultojnë pothuajse të njëjtat probleme kudo.

n.e/NOA

KOMENTE