Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Banda e Lushnjës”, Aldo Bare fyen kryeministrin Berisha në gjyq
English

“Banda e Lushnjës”, Aldo Bare fyen kryeministrin Berisha në gjyq

Tiranë, 17 Nëntor 2010 NOA - I cilësuari si kreu i “Bandës së Lushnjes”, Aldo Bare ka kërcënuar nga kafazi kryeministrin Sali Berisha. Gjithçka ndodhi në momentin që dëshmitari Luan Hoxha, ish-punëtor i Karavastasë ka qenë duke përfunduar deklarimet e tij.

“A ju vjen padroni i ri në Karavasta? Kam dëgjuar që ju vjen edhe natën, u interesohet për familjen. S'ka burrë nëne të ma marri. (Luginën e Karavastasë) I q... nënën Sali Berishës, i nxjerr ujin e zi, këtu. Ato çka i them, i bëj”, - deklaroi Bare. Pasi ka kërcënuar nga kafazi kreun e qeverisë, Bare i është vërsulur policit, që shoqëronte dëshmitarin, duke i thënë “Çfarë ke që shikon ti, të q.... gruan”.

Menjëherë pas deklarimeve kryesuesja e trupit gjykues e ka nxjerr jashtë të pandehurin. Gjatë seancës së sotme dha deklarimet, edhe dëshmitari Pëllumb Meçe, i cili u pyet në lidhje me marrjen peng nga ana e “Bandës” të ish-deputetit të PD-së, Ilir Bano.

Meçe deklaroi se Arben Boriçi, një nga anëtarët i kërkonte llogari Banos se perse nuk shkruanin mirë në gazetën e tyre për grupin e armatosur te Lushnjes, kur ai ishte venë në mbrojtje të njerëzve të pafajshëm.

“Bano i shpjegoi se ai nuk ishte deputeti it tyre dhe nuk kishte gjë në dorë”, deklaroi dëshmitari.

Po ashtu, Meçe pohoi se së bashku me Banon ishte edhe kryetari i PS-së Lushnje në atë kohë. Deklarata e dëshmitarit ka sjellë edhe acarimin e Bares, i cili e pyeti se nga radhët e cilës parti vinte.

Dëshmitari nuk ka nguruar që t’i përgjigjet se ishte anëtar i Partisë Demokratike.

e.r/NOA

KOMENTE